Pasi ka hedhur votën e saj në kutinë e votimit, kryetarja e KQZ-se Lefteri Luzi është shprehur se çdo qytetar do të ketë mundësinë të votojë në qëndrën përkatëse të votimit dhe se çdo qendër do të jetë e hapur. “KQZ ka punuar deri në orët e para të mëngjesit për të bërë të mundur krijimin e infrastrukturës,”, - është shprehur Luzi.
E pyetur rreth situatës në Kurbin Luzi theksoi se baza materiale e nevojshme për të votuar është shpërndarë në të gjithë Kurbinin.
Gjithashtu Luzi bëri thirrje për të gjithë qytetarët që t'i drejtohen qendrave të votimit për të hedhur votën e tyre për të ardhmen e Shqipërisë, duke vendosur theksin tek vota e grave, të cilat do të jenë të përfaqësuara me 50% në Këshillat Bashkiakë.
Me rëndësi sipas saj është edhe vota e personave që votojnë për herë të parë pasi këto zgjedhje janë testi i radhës për të ardhmen e vendit.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO