Kreu i LSI-së Meta votoi ditën e sotme në kopshtin numër 31 pranë zonës së ish bllokut i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe vajza e tij vogël. Kreu i kuvendit i bëri thirrje të gjithë qytetarë të distancohen nga çdo lloj tensioni artificial dhe të kontribuojnë të gjithë në mbarëvajtjen e këtij procesi.
Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të distancohen nga çdo lloj incidenti , nga çdo lloj tensionimi dhe secili të shkojë të votojë i pandikuar nga askush dhe të shprehë vullnetin e tij. Kështu që duhet të gjithë t’i shërbejmë qetësimit të gjithë këtij procesi deri në fund dhe t’i lëmë qytetarët të votojnë të qetë. Shpresojmë edhe media të mos i japë peshë incidenteve, por t’i japë peshën që i takon këtij dimensioni mjaft qytetar dhe evropian që po demonstrojnë shqiptarët sot”.- u shpreh Meta
Meta e cilësoi situatën të qetë dhe pozitive madje ftoi të gjithë komisionerët të bashkëpunojnë për një proces zgjedhor të qetë dhe me standarde europiane.
Shpresojmë tha Meta se që media të mos i japë peshë incidenteve por ti japë më tepër peshë procesit donator të sotëm të zgjedhjeve dhe të gjithë të punojmë që të respektohet vota e qytetarëve pa dallim.
"Mendoj që ecuria është mjaft pozitive. Situata është jashtëzakonisht e qetë dhe besoj se kështu duhet të vazhdojë. Të gjithë duhet të kontribuojmë që zgjedhjet të arrijnë standardin më të lartë evropian. U bëj thirrje të gjithëve të distancohen nga çdo lloj tensionimi artificial dhe të punojnë të gjithë bashkë komisionerët, e më pas edhe numëruesit që të respektohet vota e çdo qytetari të vendit tonë i cili duhet të shprehet në mënyrën sovrane."- tha Meta
Për të pavendosurit për të votuar Meta u shpreh: 'Mesazhi im për të pavendosurit është ky: Që do t’u mbetet merak nëse nuk do të votojnë sot. Sepse zgjedhje ka patur dhe do të ketë çdo katër vjet, por nga nesër do të kemi një Shqipëri tjetër të riorganizuar në një mënyrë vërtet më evropiane nga pikëpamja administrative territoriale dhe mesazhi tjetër është pikërisht ai që kush nuk voton dhe shumë të drejtë për t’u ankuar dhe për të kërkuar llogari nuk ka. Kështu që të kenë të drejtë të ankohen, të kenë të drejtë të kërkojnë llogari për të gjithë problemet e tyre, duhet të shkojnë të gjithë të votojnë, të shkojnë të votojnë të pandikuar nga askush”, theksoi gjatë prononcimit të tij"- Ilir Meta.
/Shqiptarja.com

VIDEO