Me dhjetëra mbështetës të opozitës së djathtë në Spanjë po mblidhen përpara selisë së Partisë Popullore në Madrid, mes tyre edhe qytetarë të ardhur nga zona të tjera të vendit.

Kevin Rodriguez, 31 vjeç, nga Tenerife, ka votuar përpara se të merrte avionin drejt kryeqytetit, pasi nuk i beson votimit me postë. 

Me një kapele me sloganin “Ta bëjmë Spanjën sërish të madhe”, i riu thotë: “Kjo ndodh një herë në jetë”.

Edhe 63-vjeçari Manuel Martinez ka votuar në orën 09:00 dhe më pas është nisur drejt Madridit, ku po ndjek numërimin e votave nga celulari.

Ndërkohë, nga makinat që kalojnë pranë selisë dëgjohen herë pas here thirrje në mbështetje të opozitës, por edhe ofendime ndaj saj.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Spanjë/ Numërohen 10% e votave, socialistët e Sanchez në 'rrezik' pas 8 vitesh në pushtet! Aleanca me ekstremistët e djathtë do t'i jepte opozitës së Feijoo-s shumicën absolute