TIRANE - Prokuroria e Tiranës nis procedimin penal ndaj noterit të Vorës Shaban Gjoka, i cili është kallëzuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim se në bashkëpunim me Fiqiri Ismailin shtuan fiktivisht 600 votues në Vorë për zgjedhjet lokale 2015.

Burime nga akuza thanë për A1Report se hetimet për këtë rast janë të hapura dhe pritet që këtë javë të thirren si persona që kanë dijeni për hetimin dhe 600 shtetasit e transferuar fiktivisht në Vorë si banues.

Pak ditë më parë në prokurori nga Policia e Tiranës u kallëzua dhe kreu aktual i Bashkisë Vorë Fiqiri Ismaili i cili fitoi në zgjedhjet e të dielës me një diferencë prej 244 vota me rivalin e të majtës Luan Sallaku.

fiqiriu
Ne foto noteri dhe kryetari i bashkise se Vores Fiqiri Ismaili 

Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)