Vrasja e 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, arrestohet vjehrri

Vrasja e 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, arrestohet vjehrri

28-vjeçari shqiptar dhe vjehrri i tij

I dyshuar për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar Ilir S. në Belgjikë përgjatë një shtegu rimorkimi në Diksmuide në Flanders Perëndimore është vjehrri i tij, Stephane V., 54 vjeç, i cili është vënë në pranga nga autoritetet belge.

Para hetuesve ai mohon të ketë qëlluar mbi babanë e nipit të tij, por hetuesit mendojnë ndryshe. Pritet përfundimi i analizave laboratorike të gjurmëve të barutit për të komfirmuar zyrtarisht dyshimet e policisë.

Mbrëmjen e së dielës, autori i dyshuar rezulton se kishte pasur një debat me dhëndrin e tij pikërisht në vendin ku u gjet i vrarë. Por 54-vjeçari para hetuesve pretendoi se Iliri ishte gjallë kur u largua.

Vjehrri dhe pamje nga vendi i ngjarjes

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!