DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg bashkëshortët Andon dhe Tereze Ndoj, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë krushkun e tyre dhe plagosën dhëndrin.
Ngjarja u shënua pasditen e së shtunës në zonën e ish-Kënetës në Durrës ku 53 vjeçari ekzekutoi me armë gjahu krushkun e tij, Përparim Hoxha 49 vjeç, pas ndarjes së të bijës, ndërsa i plagosur mbeti dhe dhëndri i tij, Xhuljan Hoxha 24 vjeç.
Gjykata vendosi për ta masën e sigurisë “arrest me burg” për bashkëshortët nga Mirdita nën akuzën “vrasje në rrethana cilësuese” si dhe “vrasje me dashje të mbetur ne tentative”, ndërsa për vajzën e tyre Antoneta Ndoj vendosi masën “arrest shtëpie”, nën akuzën bashkëpunim në këtë vrasje.
Çifti Ndoj ka pranuar krimin dhe kane deklaruar se ngjarjen e kanë kryer për vetëmbrojtje.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com