RINAS- Ekstradohet nga Viena Viktor Pelivani, 43-vjeç i akuzuar për masakrën e vitit 1999, ku ai bashkë me dy persona të tjerë vranë çiftin e bashkëshortëve, Bajram dhe Natasha Drizën pasi kishin hyrë në banesën e tyre për të grabitur.  

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Vlorës në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm.

Lidhur me këtë ngjarje është dënuar me burgim të përjetshëm edhe autori i vrasjes së bashkëshortëve Feta Kaja.

Feta Kaja dhe Viktor Pelivani e Jurgen Bacja në vitin 1999 hynë në banesën e Bajram Driza dhe Natasha Driza për të kryer vjedhje. Pasi u diktuan nga cifti në momentin e vjedhjes, Kaja qëlloi me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy bashkëshortëve.