Një konflikt për bagëtitë,të cilat kishin prishur disa hardhi që më pas u vijua me pronësinë e një rruge para shtëpisë së dy familjeve Muri, ka përfunduar me një të vrarë dhe disa të plagosur. Vrasja është kryer nga babë e bir Çesk Muri dhe Nike Muri, të cilët kanë ekzekutuar me armë djalin e xhaxhait. Ngjarja e rëndë është rregjistruar në 10 korrik të vitit të kaluar në Shkodër.
Prokuroria e këtij rrethi ka shpallur mos kompetencën lëndore për këtë procedim penal dhe ia ka kaluar aktet prokurorisë për shkak së vepra penale e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Më datë 17 tetor 2013,pas dërgimit të akteve nga prokuroria Shkodër, tek Krimet e Rënda. Sipas dosjes më datë 10.07.2013, rreth orës 20:40 në fshatin Renc, Komuna Gur Zi, pas konfl ikti mes kushërinjve ntë familjes Muri, është vrarë me armë zjarri shtetasi Gjin Muri. Autorë të dyshuar janë shtetasit Çesk Muri dhe Nike Muri, babë e bir.
Shtetasit Mark Muri dhe Nike Muri, janë vllezër.Prej disa vitesh ata kanë patur konflikte me njëri-tjetrin, konfl ikte që janë reflektuar edhe tek pjestarët e tjerë të familjeve respektive. Në ditën e ngjarjes provohet se për shkak të këtyre konflikteve, bjanë përplasur fizikisht shtetasi Mark Muri dhe djemtë e tij Aleksandër, Gegë dhe Gjin, si dhe shtetasi Nikë Muri.
Shtetasi Çesk Muri pas nxitjes edhe nga babai i tij Nike ka qëlluar me armë zjarri, duke vrarë djalin e xhaxhait të tij shtetasin Gjin Muri. Në këto kushte janë siguruar të dhëna të sakta dhe të plota se shtetasit Nike Muri dhe Çesk Muri, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në bashkëpunim.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com