Krimet i dhanë “burg pa afat” Shallarit, ndërsa ai ka refuzuar të flasë përpara trupit gjykues.
I njohur për jetën luksoze të cilën i riu e shfaqte në rrjete sociale, ambiciet e tij duken edhe përmes një tatuazhi që ai ka në dorë.
Një kurorë mbreti është tatuazhi që Shallari ka në dorën e djathtë, simbol ky që mund të tregojë diçka mbi karakterin e tij ambicioz, në një kohë kur ai te informacionet personale në profilin e tij në Facebook shkruante: "Asgjë nuk është e pamundur".
Ndërsa qëndronte në sallën e gjyqit të vetmet fjalë që 24-vjeçari nga Kuçova tha ishin: "Nuk kam asnjë gjë për të thënë. Do të flas një herë tjetër”.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com