Lavdi Dalipi 74 vjeç, bashkëjeton me hipertensionin prej 15 vitesh. Me shumë përkujdesje dhe konsumimin strikt të ilaçeve, ai ka arritur që ta mbajë nën kontroll sëmundjen.
“Tani e kam stabilizuar. Sot e kisha normal, për pilot. 12 me 8 e kisha. Cdo 4 ditë e masë dhe vetë.”, tha Lavdi Dalipi.
Hipertensioni, për ekspertët e shëndetësisë, cilësohet si vrasës i fshehtë, pasi jo në të gjitha rastet, shfaq simptoma. Në këto kushte, ata sugjerojnë ekzaminime të shpeshta.
“Shenjat mund të shfaqen në një moment të avancuar, me dhimbje në zëmër, apo të paralizës. Mos të presim shenjat. Në pjesën më të madhe të rasteve nuk ka asnjë shenjë”, tha eksperti i ISHP, Alban Ylli.
“Dëmton zemrën, trurin dhe veshkat. Shenjat janë individuale. Janë me dhimbje koke, përzierje dhe humbje të ekuilibrit. Jep edhe të skuqur”, tha mjeku i familjes së QSH4, Ermal Dada.
Më së shumti, shkaqet lidhen me kequshqyerjen dhe jetën sedentare, ndërsa është ulur ndjeshëm mosha e pacientëve me këtë sëmundje.
“Më pak kripë, ushqime të shëndetshme, jo alkool, jo duhan. Nga studimet nëse 1 në 3 shqiptar është me hipertension, tek të rinjtë shifra është 5 deri në 10%. Problemet fillojnë tek të rinjtë dhe stili i jetës së shëndetshme fillon tek fëmijët”, tha Eksperti i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli.
Çdo vit në vendin tonë humbin jetën rreth 700 pacientë nga hipertensioni, ndërsa mbi 280 mijë të tjerë e kanë sëmundje kronike. Hipertensioni ka të bëje me ngurtësim të enëve të gjakut, dhe një presion të shtuar në qarkullimin e tij, duke shkaktuar vështirësi në furnizimin me oksigjen të organeve dhe në funksionimin e zemrës.
SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.7%
-
Të gabuar
82%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3659
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuani nga hipertensioni, ja ushqimet që ulin presionin e lartë të gjakut
28 Tetor, 18:01
-
I moshuari 20 vite me hipertensionin 'trashëgimi': Ilaçi? Ecje, jo bukë e ëmbësira
17 Maj, 15:04
-
Çfarë duhet të dini për hipertensionin, si t’a kurojmë, ushqimet që duhet të konsumojmë dhe si mund të shpëtojmë një njeri që rrezikon jetën nga tensioni i lartë
6 Mars, 14:00
-
Specialisti i ISHP: Kanceri i gjirit dhe mushkërive më të përhapurit! Në rritje numri i meshkujve që preken nga tumoret
5 Shkurt, 14:44
-
Tetori rozë, mjeku në Report Tv: Numri i shtrimeve me kancer gjiri ka rritje të fortë, në 2022 kishim mbi 10 mijë
6 Tetor 2023, 12:49
-
Ilaçi që u nevojitet diabetikëve përdoret nga njerëzit për dobësim, reklamohet në rrjetet sociale! Mjekët: Në Shqipëri nuk shitet, merret kontrabandë
21 Shkurt 2023, 19:08
-
1 në 8 të rinj me hipertension! Mjeku tregon shkaqet: Një këshillë, freskoni trupin para se të futeni në det të laheni, shmang infarktin
19 Qershor 2022, 14:00
-
Pandemia e COVID, pas dy vitesh, hiqet ora policore, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Urdhri hyn në fuqi nga nesër! Rekomandohet vaksinimi i të gjithë fëmijëve mbi 12 vjeç
2 Mars 2022, 11:00
-
Ministrja e Shëndetësisë: Test falas për depistimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës, të gjitha gratë 40-50 vjeç të drejtohen pranë qendrave shëndetësore
19 Janar 2022, 16:38
-
Nesër nis mësimi plotësues në shkolla, udhëzimi: Mësuesit të vaksinohen deri më 30 shtator! Mjeku Alban Ylli: Kush s'pranon, testim çdo javë, në të kundërt do pezullohet
31 Gusht 2021, 16:21
-
Mjeku Alban Ylli: Vjeshta do jetë e vështirë, jemi në mes të një vale të re të COVID! Vaksinimi, mënyra më e mirë për të kontrolluar pandeminë, ka shpëtuar mbi 1 mijë jetë
31 Gusht 2021, 15:52
-
Masat anti-COVID, epidemiologu Alimehmeti: Prisja që ora policore të hiqej fare! Anëtari i komitetit, Ylli: Maska e detyrueshme, mund të sillte rreziqe për shëndetin
27 Maj 2021, 22:34