I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për hipertensionin dhe për një dietë që mund të mbajë në kontroll hipertensionin. Dieta më e mirë e rekomanduar për këtë, është ajo që njihet si dieta “DASH”.
Sipas Altinit kjo dietë është për t’a shëruar hipertensionin, edhe pse ka shumë skeptikë për këtë rezultat. Altini tregoi për një profesor që falë dietës dhe stërvitjes, mundi që të mposhte sëmundjen e koronares. Profesori jetoi 28 vite me leuçemi, falë një diete ushqimore shumë të shëndetshme. Falë kësaj diete, shumë studiues kanë treguar se miliona amerikanë ishin shëruar nga zemra, sidomos nga problemet e tensionit, të kolesterolit, duke bërë një hap frymëzues për mjekësinë. Falë kërkimeve të kohës, profesori ishte i pari që vuri bazën shkencore për ushqimin e sportistëve. Më pas në një eksperiment, pacientët u futën në një dietë me bazë shtazore, pa yndyrë dhe kur e praktikuan, për një kohë 4-12 javë, pacientëve iu minimizua kolesteroli, problemet e arteries, problemet e tensionit dhe asnjëri nuk pati probleme të atakut kardiak. Nisur nga këto raste, u mendua një dietë për të stabilizuar problemet me hipertensionin dhe trigliceridet.
“U testuan 42 dieta të ndryshme për një periudhë 5 vjeçare. Gjatë studimeve u pa se dieta më e mirë ishte DASH, duke u cilësuar si një ndër më të mirat për të mbajtur tensionin në kontroll, pasi ka nivele të mira të mineraleve, fibrave, proteinave dhe gjithashtu jep rezultate në problemet e gjumit, ankthit dhe depresionit. Kjo dietë nuk ka rënë poshtë për 20 vite studime”, nënvizon eksperti i mjekësisë holistike Altin Joka.
![]()
Në këtë dietë rekomandohet të konsumohet mishi dhe peshku, yndyrnat e shëndetshme dhe arroret, fasulet, thjerrëzat, qiqrat, bizelet që duhet të jenë çdo ditë. Heqja e sheqerit, ushqimeve të paktuara, apo e gjalpit është shumë e rëndësishme. Shumë shoqata shëndeti e rekomandojnë si protokoll kurimi, jo vetëm thjesht një dietë. Protokolli përfshin Dietën DASH, pjesën bimore me çajra të ndryshme, suplementet shtesë si dhe aktivitetin fizik ditor.
Po si mund të organizohet një dietë ditore për një person që ka probleme me tensionin?
Dieta mund të fillojë në mëngjes me gjysmë gote kos, ose një gotë qumësht bajame me tërshërë, një filxhan boronica, banane, avokado. Para dreke konsumohet një frut, psh mandarinë, portokalle, apo karrota, bajame, lajthi, në ditë të ndryshme duke i alternuar. Në drekë sallata nuk duhet të mungojë, 1 fetë bukë gruri me miell integral, sallata jeshile, sallatë rukola, arra, pomodorini, domate, vaj ulliri me pak uthull molle. Mishi i pulës, mëlçitë, peshku rekomandohen të konsumohen në mënyrë të moderuar, dhe sigurisht gjithçka në porcione të vogla. Pasdite duhet të konsumohen çajra, ndërsa nga darka, një pjatë me fruta ose me perime, apo dhe supëra. Në këtë regjim ushqimor rekomandohen sa më pak vajra, dhe sigurisht nuk duhet harruar kombinimi me aktivitetin fizik.
Komente

