Një i dyshuar për vrasje përpiqet t’i shpëtojë policisë. Ndjekja e makinës së tij nga policia bllokon trafikun në Los Angeles për milje dhe orë të tëra.

I dyshuari mendohej se ishte i armatosur. Më në fund policia përdor gaz lotsjellës për ta detyruar të dalë nga makina dhe e arreston.