Vrasësi shqiptar arratiset nga burgu për herë të katërt, vritet nga policia

Vrasësi shqiptar arratiset nga burgu për herë të katërt, vritet nga policia

Shqiptari Jeton Rexhepi

Një i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, në përpjekje për t’iu shmangur policisë, ka mbetur i vrarë në Tetovë. Bëhet fjalë për 38 vjecarin Jeton Rexhepi, i dënuar më parë për vrasje. I arratisur shumë vite më herët nga burgu, policia ka tentuar ta privoj nga liria, raporton 'ina'.

Kjo ishte tentativa e katërt me radhë e policisë për ndalimin e tij, por Rexhepi, është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Burimet e para nga terreni flasin se Rexhepi ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr drejt forcave speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit.

Policia kishte tentuar ta ndalonte edhe në vitin 2012, në 2014 si dhe në 2016, por i dënuari i arratisur nga burgu i Shtipit ia kishte dalë t’i ikte policisë. Të dhënat jo zyrtare flasin se Rexhepi akuzohej gjithashtu edhe për një rrëmbim, gjatë viteve të tij të arratisë.


(Shqiptari i vrarë Jeton Rexhepi)

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025