Gjykata e Krimeve të Rënda i ka lënë kohë Prokurorisë disa ditë të paraqesë çertifikatën e vdekjes së Ervin Dalipajt e më pas të pushojë akuzën ndaj të ndjerit i cili sëbashku me Denis Shtrazën po gjykohen për rrëmbim personi e vrasje. 

Dalipaj u vra javën e shkuar në Sukth ndërsa ndaj tij zhvillohej në mungesë procesi në Gjykatën e Krimeve të Rënda. 

Dhe pse zyrtarisht nuk ka një vendim, burime nga akuza bënë me dije se çështja ndaj Dalipajt do të pushohet dhe do të kërkohet veçim për Denis Shtrazën i cili është i vetmi pas hekurave për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Collakut akuzë të cilën ai s'e ka pranuar asnjëherë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com