Vrasja dhe masakrimi i Shpëtim e Teuta Pashos/ Misteri i shtëpisë ‘fantazëm’ që mund të zgjidhë çështjen e bujshme në Itali

Një shtëpi e dytë përveç asaj e cila ndodhet në Pantano, duket sikur mund të ketë lidhje me zhdukjen çiftit Pasho në Itali, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuara në 4 valixhe pak ditë më parë në Sollicciano të Italisë. Shtëpia në fjalë ndodhet në Novoli të Italisë, në këtë apartament “fantazmë”, ku çifti shqiptar mund të ketë jetuar gjatë kohës që qëndronin në Itali.

Dyshohet se çifti Pasho kanë jetuar në këtë apartament në Novoli që nga momenti që kanë arritur në Itali dhe jo në shtëpinë e Elonës siç është thënë, ish partneres së djalit të tyre, Taulant.

Avokati i Elonës, ka folur për “La Republica” ku tha se Shpëtimi dhe Teuta Pasho kanë qëndruar në Novoli. Ai ka theksuar se “ Elona me 2 nëntor ka drekuar së bashku me bashkëshortin e saj, vetëm në shtëpinë e tyre në Pantano, ku edhe jetonin". 

Vajza e çiftit Pasho, Vitoria Pasho kur ka folur për mediat shqiptare ka përmendur ekzistencën e një shtëpie tjetër po pa u zgjeruar në detaje.

Apartamenti në Novoli, nëse konfirmohet nga autoritetet italiane, do të luantë një rolë të rëndësishëm pasi mund të jetë vendi ku ka ndodhur krimi ose vendi ku janë mbajtur kufomat për tre vjet, derisa janë futur në valixhet në të cilat edhe janë gjetur, shkruan “La Republica”

Vitoria riktheu ditët e fundit të prindërve të saj para zhdukjes së tyre, më 2 nëntor 2015. Shpëtimi dhe Teuta, thotë gruaja, kishin shkuar në Castelfiorentino në fund të tetorit për të qenë me të dhe motrën e saj Dorina. Të Shtunën, më 31 Tetor ata kanë kaluar kohë së bashku dhe të nesërmen çifti u largua, ata morën një tren për të arritur në Firence.

Sipas “La Republica”, pikat të cilat janë në mëdyshje janë të shumta, në ditën 2 nëntor vajzat kanë humbur çdo kontakt me prinërit e tyre. Tre ditë më vonë ato kanë marrë një telefonatë nga një numër anonim ku i foli një zë gruaje, nëna e tyre siç pretendonte ajo, i tha se sëbashku me bashkëshorti i saj do të largoheshin. Vitoria ka pyetur se për ku po largoheshin por linja ka rënë menjëherë.

Fakti që çifti kishte një shumë të madhe parash në shtëpi, sa vjen e bëhet edhe më i sigurt. “Im atë kishte pësuar një aksident të rëndë me makinë. Duhet të merrte 85 mijë euro, por mori vetëm 45 mijë“, thotë Vittoria, e cila shton se 5 mijë euro ia kishin dhënë asaj për të blerë një makinë, ndërsa të tjerat i kishin marrë me vete. Në fund, Vittoria përjashton pistën e hakmarrjes kundër vëllait. “Nuk besoj se kanë pritur prindërit e mi, kur kishin mua dhe motrën time këtu gjatë gjithë kohës“.

Detaje të reja tronditëse për vrasjen e çiftit Shpëtim dhe teuta Pasho në Itali, janë bërë publike në mediat. Çifti Pasho mësohet të jenë vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit. Aty ku edhe ata janë masakruar dhe vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano. Sipas të dhënave të fundit Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë që Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Dëshmi për këtë është fakti se në momentin e vrasje çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi.

Pas vrasjes trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Gjendja e mbetjeve të dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar më 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet e katërta me pjesët e tjera të trupave. 

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/12/2020 02:44

    Duhen kontrrolluar valixhet,te kujt jane ,ku e kur jane blere,kush i ka blere.Duhet kerkuar ADN e gjurme,jo vetem te doreza,por dhe ne zona te tjera,ose dhe brenda.Valixhet mund te jene te viktimave dhe vrasesit i kane perdorur,ose te vrasesve vete.Nje mister tjeter ka te beje me transportin e valixheve,dhe vendhedhjen.Duhen dy veta,nje qe drive,dhe nje qe i hedh.4 valixhe veshtire se i nxe nje sedan i zakonshem,po te mendojme qe i kane vene perpara,pasi dy vende i duan driver e pasagjeri qe i ka hedhur.Mund t'i vesh ne trunk,qe mund te nxere tre,ndoshta kater,por qe t'i flakesh duhet te ndalosh makinen e te zbresesh.Nuk e di sa trafik ka ajo zone,por mendoj qe jane heshur naten,ndryshe do terhiqnin vemendjen e udhetareve te tjere.S.d.q.policia duhet te pyesi publikun,nese dikush ka pare ndonje makine qe eshte ngadalsuar,ose ndaluar,ose qe ka qene e mbushur me valixhe perpara.Nje mister tjeter qe duhet sqaruar ,eshte pse vrasesit vendosen pas 5 vjetesh te hidhnin trupat,dhe pse ne kete menyre.Vrasesit i mbajten 5 vjet dhe mund t'i mbanin dhe 10-20 vjet.Pra c'fare i ka detyruar te hiqnin trupat.Ata shume mire mund t'i kishin groposur,ose djegur.Pse vendosen t'i hiqnin qafe me valixhe, qe jo vetem u gjeten shpejt,terhoqen vemendjen ,por dhe jane teper kompromentuese,pasi mund te shpien te vrasesit me shpejt e me kollaj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!