Vrasja e 14-vjeçarit/ Idajet Beqiri në 'Repolitix': Të dënohet dhe prindi për keqedukim! Kthupi: Shoqëri e dhunshme! Dhuli: Nxënësve sot do u gjesh hashash, thikë ose dorezë

TIRANË - Ngjarja e rëndë e vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani ditën e djeshme pranë shkollës ‘Fan Noli’ u diskutua në Repolitix me moderatorin Denis Minga. Juristi Rezart Kthupi thekson se kjo ngjarja nuk është thelbi por një sindromë i një shoqërie të dhunshme.

'Ngjarja e djeshme nuk është thelbi i gjësë. Është një sindromë. Produkti i diçkaje që ndodh në shoqëri. Nuk është shqetësues që ndodh ngjarja. Shqetësues që 14 vjeçarët shëtisin me thikë. Problem shoqërie. Jo thjesht shkolle. Ka shkuar në shkollë me armë të ftohtë. Si adoleshentë logjikon se duhet të mbajë armë të ftohtë. Duhet të kthehemi të mendojmë çfarë ka në shoqërinë tonë që e bën të egër këtë 14 vjeçar. Familja ka pjesën e saj, jemi shoqëri e dhunshme, në aspektin verbal dhe aspektin fizik. Instituti i personit të fortë adhurohet. Është figurë publike.'

'E para nuk zgjidhet me ashpërsimin e kodit penal. Problemi mos të ndodh gjëja. Kodi penal është masë represive pasi ndodh ngjarja. Nëse mban thikë me vete, herët a vonë do e përdori.'

Eksperti i sigurisë Faik Basha e shikon këtë ngjarje në një problematikë më të gjerë që lidhet me varfërinë dhe shpopullimin.

'Duart e qeverisë administron sistemin arsimor, cilësinë e jetës. Punon për cilësinë e jetës. Ka marrë të drejtën për të pasur instrumentat komandues të shoqërisë. Po shkojmë në varfëri ekstreme. 60% e shqiptarëve nuk kanë as bukë të hanë. Për shkak të mungesës së sigurisë, krijimit të jetesës në vendin tonë një pjesë e mirë e trurit janë larguar. Një pjesë e mirë nuk kanë siguruara degë tjetër dhe janë mësues psikologë, punonjës administrate. Ka rrjedhur elementi më i mirë, ka ikur. Dhe e mbulojmë me atë që ka ngelur. Familja e angazhuar në punë me dy turne se nuk siguron të ardhurat. Ka dhe prindër që e kanë ndërtuar ndryshe jetën, që janë me shumë lekë dhe pasuri.'

Avokati Idajet Beqiri nënvizon dhunën në shoqërinë tonë si faktor kyç, ndërsa propozon një nen që fëmijët nën 18 vjeç për krime të tille t'iu dënohet prindi për keqedukim.

'Nuk është çështje legjislacioni. Se e kemi të ashpër. Nuk zgjidhet me burgje dhe gjyqe. Këtu problemi është fakti që në 30 vjet kemi ndërtuar një shoqëri të dhunës, të të fortit. Që të fitosh diçka duhet të djegësh, duhet të vrasësh. Edhe për të ardhur në pushtet duhet të vrasësh. Bëmë 2 prillin në Shkodër edhe erdhëm në pushtet. Kemi një shoqëri të dhunshme. Dhe fëmijët duan modele. U japim model në fushën e arsimit? Kush e edukon atë në familje? E vërtetë që roli i shkollës në procesin mësimor dhe edukim ka mbaruar. Figura e mësuesit është bërë lolo.

Rritja rrogën sa të duash. Shumica e prindërve në vend që ti thuash je bërë shumë i butë me të, ne i themi pse i the fëmijës ke mbajtur telefonin. Le ta mbajë telefonin. Prindi do ta dobësojë atë autoritet. Ka dhe probleme të faktorëve të tjerë. Situata në Shqipëri, duke ditur çfarë shoqërie të dhunshme kemi, familja thuajse e ka zhvlerësuar veten e vet. Ka ardhur momenti që dikujt mund ti duket e ashpër, në raste të tilla derisa themi që deri 18 vjeç u japim gjysëm dënimi. Propozimi im jo të rritet dënimi me armëmbajtje pa leje, të fusim nen tjetër përgjegjësia penale prindërore. Është 14 vjeç.'

Skerdjan Dhuli shikon se si adoleshentët sot e kanë zhvlerësuar rolin e mësuesit.

'Familja e para, sepse fëmija ashtu është edukuar. Duke mos u kontrolluar kurrë. Del nga shtëpia me thikë 20 cm dhe prindërit nuk e shohin, katastrofë. Ka dështuar shkolla dhe policia. Ngjitur me pallatin tim është një shkollë e mesme profesionale. Nëse i kontrollon gjysmën e atyre nxënësve o do u gjesh hashash, thika ose doreza hekuri. Sot erdhën patrulla policie në atë lagje pas ngjarjes. Aty pihet hashash, gjimnazistët. Kush ua shet këtë drogë? Po flasim për një situatë alarmante. Fëmijë bëhet i dhunshëm në familje.

E edukoi dhe e çoi në sport, ta bënte njeri viktimën. Kjo familja tjetër e bëri kriminel. Në vitin 2007 isha 16 vjeç ish mësuesi im i matematikës më futi një shpullë që nuk kam guxuar t’ja them babait derisa iku nga jeta. Sepse po ti thoja që mësuesi më futi shpullë se nuk doja të ikja në mësim, do më fuste 10 të tjera. Ç’është ky fëmijë që nuk pyet për mësuesin, psikologun, oficerin e sigurisë.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?