Mediet italiane vazhdojnë të zbulojnë detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Itali, e cila ka si protagonistë disa të rinj shqiptarë.
 
Roli i Marjo Memës në vrasjen e Ismail Lulit nga Igli Metës mbetet ende i pazbuluar plotësisht. Por, tashmë ka dalë në dritë një fakt i ri.
 
Mema ka qenë ai i cili i ka treguar Iglti për flirtin e 17-vjeçarin me të dashurën e tij Ambera Saliji.
 
19-vjeçari Mema i ka treguar shokut të tij për tradhtinë e të dashurës po për hakmarrje, për të njëjtën arsyeje që erdhi vrasja e Ismailit nga Igli.
 
“Ishte hakmarrje”, tregon Marjo. “Ismaili kishte folur keq për mua lart e poshtë. U zemërova nga kjo gjë, dhe vendosa t’i tregoj Iglit për tradhtinë e Amberës me Ismailin.”
 
Marjo Mema ia ka treguar këtë histori Iglit në nëntor. Por edhe pse kjo ishte një histori e vjetër, Igli vazhdonte të ishte i zemëruar nga kjo gjë.

Gazeta italiane “Il Giornale”, raporton se, Ambera i ka dërguar një SMS kërcënues Marjos duke e akuzuar për spiun.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)