Të tjera detaje janë mësuar sot nga vrasja e vëllezërve Olldashi në Maliq ditën e djeshme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja plumbash. 2 viktimat janë qëlluar me armë zjarri në kokë dhe në gjoks, si dhe fakti që janë gjetur gëzhoja në vendngjarje hedhin dyshime se ata janë ekzekutuar në të njëjtin vend ku u gjetën.

Sipas informacioneve, Andrea Olldashi 33 vjeç ka qenë me precedent penal pasi ka qenë i dënuar për vjedhje ku në 2018 ka dalë nga burgu, ndërsa Martin Olldashi nuk ka precedent. Lidhur me këtë ngjarje krahas policisë së Korçës dhe komisariatit të Maliqit dhe Pogradecit po hetohet edhe nga Krimet e Rënda të Tiranës.

Ndërkohë që mësohet se vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi në datën 7 dhjetor kur mendohet të këtë ndodhur edhe vrasja një telefonatë i ka nxjerrë nga shtëpia. Për këtë policia ka sekuestruar disa telefona përfshi edhe të të njohurve të tij.

1607686973_1607607076andimartinolldashi.jpg

Andrea dhe Martin Olldashi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:51
Vrasja e dyfishtë në Maliq/ Telefonata që i nxori nga shtëpia vëllezërit para se të vriteshin, u morën nga një makinë

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Maliq, ku dy vëllezër u gjendën të vrarë në një kanal në fshatin Zvirinë.

Burime të siguruara për Report Tv bëjnë me dije se vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi në datën 7 dhjetor kur mendohet të këtë ndodhur edhe vrasja një telefonatë i ka nxjerrë nga shtëpia.

Për këtë policia, sipas burimeve të siguruara ka sekuestruar disa telefona përfshi edhe të të njohurve të tij. Gjithmonë sipas të njëjtave burime mendohet se vëllezërit janë marrë në një makinë me të cilën kanë udhëtuar deri tek vendi i ngjarjes aty ku mendohet se dhe janë ekzekutuar. 

E gjithë kjo edhe për grupin e hetimit lidhet me gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Deri tani nuk ka një pistë të fortë që mund ta çojë grupin e hetimit tek motivi si dhe autorët e këtij krimi makabër. Policia ka shoqëruar disa persona nga Pogradeci dhe Maliqi por deri tani grupi i hetimit nuk ka shkuar tek autorët.

1607607076_andimartinolldashi.jpg