GREQI - Policia greke ka arrestuar nje 31-vjecar shqiptar, emrin e te cilit nuk e ben te ditur, si autor të dyshuar për vrasjen e Daniel Xhafajt me 26 korrik te ketij viti ne Larisa. 21-vjeçari u masakrua në mënyrë makabre, ai u dhunua, u qëllua me plumb pas koke dhe më pas iu dogjën disa pjesë të trupit.
31-vjeçari dyshohet se ka vrarë 21-vjeçarin shqiptar pasi dyshonte se kishte lidhje dashurie me bashkëshorten e tij. Gruaja e tij, 25-vjeçare u dorëzua vullnetarisht të dielën para autoriteve greke ku tha se do te bashkepunonte me policine per te mundesuar arrestimin e burrit te saj, i cili u vu ne pranga kete te enjte.
Ai u arrestua në një hotel pasi bashkëshortja e tij vuri në dijeni për vendndodhjen policinë. 31-vjeçari nuk ka barë rezistencë dhe gjithashtu nuk ka pranuar të jetë i lidhur me vrasjen e të riut shqiptar. Bashke me te u shoqerua edhe gruaja e cila do te merret ne pyetje.
Pak dite para se te ndodhte vrasja e Danielit, 25-vjeçarja u largua per ne Shqipëri bashkë me tre fëmijët. Ndersa burri i saj i dyshuar per vrasjen u largua për në Shqipëri 24 orë pas masakres në Larisa. Por, ai është rikthyer sërish një ditë më parë në vendin ku ka jetuar dhe punuar prej vitesh.
Redaksia Online
(f.s/shqiptaraj.com)
/Shqiptarja.com