Prindërit e 22-vjeçarit shqiptar të vrarë në Milano, për të cilin u hodhën dyshime se po grabiste një shtëpi, kanë kërkuar drejtësi nga autoritetet italiane. Në një intervistë për “La Repubblica”, prindërit e Gjergji Gjonit tregojnë se si e morën vesh lajmin për vrasjen e djalit të tyre.
“Nëse djali ynë ka gabuar, ka bërë gabim shumë më të rëndë ai që e vrau. Për këtë kërkojmë drejtësi dhe duam drejtësi”, thonë prindërit Marku e Maie.
Sipas gazetës italiane prindërit e Gjonit jetojnë në rrethinat e Kurbinit, në një varfëri të tejskajshme dhe merren me bujqësi.
“Jemi të bindur se gjyqtarët dhe prokurorët do të dinë të na thonë të vërtetën mbi atë çfarë ka ndodhur. Nuk hakmerremi ndaj Franceso Sicignanosi por nëse ka gabuar duhet të paguajë” shkruan gazeta italiane, duke iu referuar deklaratës së babait të-22 vjecarit shqiptar.
“Në fillim na thanë se ishte vrarë gabimisht nga një polic, më pas na treguan të vërtetën. Që Gjergji kishte hyrë në atë shtëpi, dhe një burrë e kishte vrarë për t’u mbrojtur duke e qëlluar në zemër dhe djali kishte gjetur vdekjen e menjëhershme. Presim të kuptojmë nëse ka ndodhur vërtetë kështu siç thotë pronari i shtëpisë”, ka thënë babai i Gjergji Gjonit.
Ndërkohë autopsia e turpit të 22-vjeçarit shqiptar pritet të zbardh gjithë dinamikën e vrasjes, si dhe të ardhmen e pensionitit italian, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

gaboi, por vrasësi duhet të paguajë”