Autori i vrasjes me armë zjarri të punonjësit të hidrocentralit në Vrrithë të Pukës, është identifikuar këtë të shtunë nga Policia. Sipas korrespondentit të Report Tv, vrasësi i 30-vjecarit nga Mirdita, Petrit Biba, është Enderis Dodaj, 25 vjec, po me origjinë nga Mirdita. Sikurse Biba, edhe Dodaj mësohet të jetë të ketë qenë punonjës i kantierit të hidrocentralit në fshatin Vrrithë.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se vrasja e 30-vjecarit ka ndodhur nga pakujdesia në prani të disa punonjësve të tjerë që po pushonin në të njëjtin ambient, dhe se arma e zjarrit ka qenë pa leje.
Policia është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për kapjen e arrestimin e autorit, i cili menjëherë pas vrasjes është larguar nga vendngjarja.
Petrit Biba, pasi u plagos mbrëmjen e djeshme nga Enderis Dodaj, u dërgua fillimisht në spitalin e Pukës. Për shkak të gjendjes kritike për jetën, ai u transportua më pas me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës, ku edhe ndërroi jetë.