Report Tv ka zbardhur dëshminë e autores së vrasjes së 37-vjeçares Amanda Pushani në banesën e saj. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se e motra e viktimës ka deklaruar në polici se e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Marsela Pushani, 40 vjeç, ka dëshmuar se motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin. 40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.
“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Marsela Pushani në Polici.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Krim në familje, motra vret të motrën me thikë, u raportua si vdekje natyrale! Arrestohet autorja: Debatuam që të linte alkoolin, kërcënoi se do më vriste mua dhe nënën (EMRAT)
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
34.6%
-
Të gabuar
60.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 6555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përballja kundër Egnatias, trajneri i Partizanit: Janë të fortë, në disa raste ekipi s'më përgjigjet
26 Shtator, 15:36
-
Tiranë/ Vendosnin lloto, arrestohen 2 persona, në kërkim pronari i lokalit
26 Shtator, 09:59
-
VIDEO/ Ishte fshehur në një hotel në Kukës, moment i arrestimit të djalit të pronarit të ‘Lajthizës’! Edison Elezaj plagosi 3 persona në lokalin e ‘VIP’-ave në Tiranë
26 Shtator, 08:27
-
Plagosi 3 persona në lokalin e ‘VIP’-ave në Tiranë, arrestohet pas 2 muaj në arrati Edison Elezaj, djali i pronarit të ‘Lajthizës’
25 Shtator, 21:40
-
Tirana bëhet pjesë e Panelit të OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Qyteteve
25 Shtator, 16:33
-
‘Jam Erion Veliaj’, i riu i kërkon biznesmenit në Tiranë 50 mijë €, arrestohet teksa po merrte 20 mijë €! Pas mashtrimit dyshohet se fshihet sërish Florian Gjergji
25 Shtator, 16:33
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Itali, 46-vjeçari arrestohet në Tiranë, pritet ekstradimi (EMRI)
25 Shtator, 16:17
-
Zbulohet një varrezë historike e periudhës helenistike në Shënmri, Rama: Vlerë e shtuar e trashëgimisë kulturore
25 Shtator, 14:20
-
Drogë, shpërdorim detyre dhe mashtrime, 5 të arrestuar në pak orë në Tiranë! Çifti gënjente klientët online, punonjësi vodhi kompaninë
25 Shtator, 14:07
-
Gara për drejtorin e Policisë së Shtetit, Komisioni interviston 11 kandidatët! Ministri i çon Ramës emrin e njërit të premten! Ja 3 favoritët
25 Shtator, 11:36
-
Një tjetër murale stolis Tiranën, Veliaj ndan pamjet
25 Shtator, 11:15
-
‘Vatikani’ në zemër të Tiranës? Report Tv sjell pamjet me dron nga territori ku propozohet të krijohet Shteti i Urdhrit Bektashi (VIDEO)
25 Shtator, 09:43