Tre fëmijët vranë të atin në Durrës, sociologu Tushe: Makabritet i pajustifikueshëm! Mund ta kishin denoncuar nëse ishte i dhunshëm

‘Makabritet i pajustifikueshëm!’. Kështu e cilësoi sociologu Gëzim Tushe ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shënavlash të Durrësit ku 3 fëmijët bashkëpunuan për të vrarë dhe varrosur në një kasolle në oborr trupin e pajetë të babait të tyre Pëllumb Meta.

Në një lidhje skype për Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu, sociologu tha se shkak për ngjarje të tilla është bërë prishja e marrëdhënieve mes prindërve dhe fëmijëve, fenomen që është përhapur në shoqërinë shqiptare. Tushe tha se para se të shkonin në një veprim të tillë që kalon çdo lloj imagjinate njerëzore, duhej që më së pari të kishin denoncuar babain e tyre për të cilin pretendonin se ishte i dhunshëm dhe autoritar.

“Janë prishur marrëdhëniet mes prindërve dhe fëmijëve. Vihet re një lloj konfliktualiteti mes prindërve dhe fëmijëve. Një pjesë e prindërve duan të prindërojnë në formën që mendojnë se mund të bëjnë si të duan me fëmijët e tyre. Një model i vjetër. Por ka edhe raste të tjera ku fëmijët sillen keq me prindërit e tyre. Kemi fenomene të braktisjes. Shoqërisë shqiptare po i prishet stabiliteti.

“Nuk mund të justifikohet një veprim i tillë kriminal vetëm se babai i tyre mund të ketë qenë autoritarist.  Zgjidhjet me armë dhe me vdekje janë të papranueshme, janë makabër mesjetare. Kontradikta të tilla mund të kenë familje të ndryshme po kjo nuk do të thotë se duhet të vrasim prindërit”- tha sociologu.

Duke folur mbi komentet e qytetarëve sa i takon ndëshkimit për këtë ngjarje të rëndë, Tushe tha se dënimi me vdekje nuk i jep fund rasteve të tilla, por në vend të kësaj, duhet që të forcohet roli i institucioneve kryesore të një shoqërie, siç janë familja, institucionet fetare apo shtetërore.

“Jemi shoqëri e drejtësisë, kemi shtet ligjor dhe jep masa pavarësisht se kush e kryen krimin. Më  shqetëson një gjë tjetër, sa herë që ndodhin raste të tilla, menjëherë përqendrohet vëmendja te roli i shtetit.  Ka shtete në SHBA që e kanë dënimin me vdekje dhe atje nuk është më i ulët numri i krimeve. Kur ndodh një krim i tillë, thonë idrekt ktheni dënimin me vdekje se mund të na shpëtojë kjo. Nuk mund të na shpëtojë kjo”- shtoi Tushe.

Sociologu nuk la pa përmendur edhe efektin negativ që përdorimi i rrjeteve sociale nga fëmijët që në moshë të hershme po sjell në familjet shqiptare. Ai bëri thirrje që prindërit të kontrollojnë më shumë kohën që fëmijët kalojnë në telefon dhe të kenë më shumë komunikim në familje. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:06
Rrjetet sociale, sociologu thirrje prindërve shqiptarë: Mbani telefonin larg fëmijëve deri në këtë moshë! Komunikoni më shumë me ta

Së fundmi në Shqipëri ka pasur një shqetësim të rritur lidhur me pasojat që po shkakton përdorimi i shpeshë i rrjeteve sociale nga adoleshentët apo të miturit.

Lidhur me një zhvillim të tillë, sociologu Gëzim Tushe në një lidhje skype për Report Tv bëri thirrje që prindërit të kontrollojnë më shumë fëmijët e tyre dhe të mos i lënë të përdorin internetin e rrjetet sociale që në moshë të hershme. Tushe theksoi rëndësinë e rritjes së komunikimit mes prindërve dhe fëmijëve.

“Është i turpshëm për shoqërinë shqiptare ky lloj përdorimi i rrjeteve sociale nga ana e fëmijëve. Mëkatarë për këtë janë prindërit dhe mësuesit. Rrjetet sociale po i bëjmë gjoja që të marrin informacion, nuk është evërtetë, teknologjia e përdorur nga fëmijët në mosha të papërshtatshme sjell pasoja të pakthyeshme.

Nga 0-3 vjeç fëmijët sduhet ta kapin celularin fare me dorë, jo më të navigojnë në internet.  Nga 3-6 vjeç duhet mbajtur nën kontrollin e fëmijëve maksimumi deri në 20 minuta në telefon. Pas moshës së pubertetit mund të shtohen deri në 50 minuta. Ne kemi parë 2 vjeçare që rrinë me telefonë në dorë gjithë kohën, nuk ua heqin dot. Kjo për shkak të prindërtimit të keq. Po komunikohet pak me fëmijët.”- tha sociologu.

Ora 17:41
‘Dobësimi i rolit të familjes, ka sjellë destabilitet në shoqëri’, Tushe: Arsyeja kryesore pse njerëzit po emigrojnë nga vendi

Sociologu Gëzim Tushe ngriti alarmin sa i takon ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në familjet shqiptare, duke thënë se arsyeja pse shoqëria jonë po prodhon kaq shumë destabilitet është dobësimi i rolit të institucioneve kryesore si ‘familja, shkolla apo institucionet fetare’.

“Ne duhet të shohim pse shqoëria shqiptare që po prodhon kaq shumë destabilitet, që po i prishen institucionet kryesore, familja, shkolla, institucionet fetare dhe ato civile. Janë dobësuar shumë këto shtylla. Shkaku që kemi këtë nivel të destabilizimit social, është se këto institucione janë dobësuar. Kemi ngelur tek grushti, dhuna dhe armët për t’i zgjidhur problemet tona. Duhet të merremi me institucionet që edukojnë dhe parandalojnë”- tha sociologu.

Gjatë lidhjes ‘skype’ për Report Tv, Tushe tha se destabiliteti i shoqërisë shqiptare është një ndër arsyet kryesore që edhe persona me qëndrueshmëri ekonomike po largohen nga vendi.

“Është një nga shkaqet kryesore pse njerëzit po vazhdojnë të ikin nga vendi. Kam përshtypjen se nuk është vetëm varfëria që i shtyn njerëzit të ikin. Po ikin edhe ata që kanë karrierë dhe janë dikushi në shqoëri. Po ikin se nëse do vazhdojë të jetë kjo situatë e destabilizuar, jeta bëhet e vështirë dhe njerëzit nuk kanë kohë të presin. Ata që i kemi zgjedhur të administrojnë punët e vendit duhet të mendojnë mirë.”- shtoi Tushe.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 25/02/2024 07:35

    Si ata që denoncuan në polici dhe policia i spiunoi tek Rajat

    Përgjigju
  • poli: 25/02/2024 02:11

    ke te drejte o kushe,,po kujt i flet idioteve....duhet te futet edukata morale neper shkolla,,ka qene para 1990...

    Përgjigju
  • Ai cuni: 25/02/2024 00:20

    Ne fakt duhet psikologu te thote qe duhej denoncuar ne polici,si spertuat qe e pyetet?shume e veshtire te kuptohet

    Përgjigju
    • Faraon: 25/02/2024 08:19

      Kur baza e piramidës shoqërore fillon të shembet, ata që janë më lart fillojnë të ikin se nuk duan të bëhen baza ose shtypen gjatë shembjes.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari