Vëlla e motër do të qëndrojnë në burg si autor të vrasjes së Ndrec Prendit, ngjarje e ndodhur në fillim të kësaj jave në fshatin Selitë të Kurbinit.
Gjykata e Laçit dha paraditën e së premtes masën e sigurisë për Indrit dhe Xhoana Ndocin, të cilët akuzohen për vrajse. I pari që është njohur me masën e sigurisë ka qenë 29-vjeçari Indrit Ndoci, ndërsa 30 minuta më vonë është njohur me masën e arrestit edhe motra e tij Xhoana Ndoci.
Para togave të zeza kjo e fundit e ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes, duke deklaruar se ka qëlluar në drejtim të 58-vjeçarit Ndrec Prendi, pasi donte të shpëtonte vëllain e saj.
Në bazë të provave të paraqitura nga Prokuroria e Kurbinit, gjykatësi i kësaj çështje Ded Miri e ka quajtur të vlefshëm arrestimin e tyre, duke vendosur për ta masën e sigurisë “burg pa afat”.
Gjatë caktimit të masës së sigurisë për dy të akuzuarit, nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga familjarët e tyre, ndërsa ata janë përfasuar nga avokati që kishte përcaktuar vetë gjykata.
Vrasja e 58-vjeçarit Ndrec Prendi ndodhi mëngjesin e së hënës në fshatin Selitë të Kurbinit. Shkak për këtë ngjarje u bë një konflikt që kishin dy familjet prej dy vitesh, për pyllin me gështenja në të cilin pretendonin pronësi të dyja palët.
Ditën e krimit, autorët fillimisht nisën një sherr verbal, më pas dyshohet se Xhoana Ndoci qëlloi me armë në drejtim të 58-vjeçait Ndoci duke e lënë atë të vdekur në vend.
/Shqiptarja.com