Vrasja e Altin Balliut, dosja e të 'forti' të Korçës Olger Mustafa shkon në gjykatë

Olger Mustafa, person që konsiderohet me rrezikshmëri shoqërore në qytetin e Korçës dhe i akuzuar disa herë nga prokuroria e këtij qyteti, për disa vepra të rënda penale, është marrë i pandehur dhe dërguar në gjykim për akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Çështja penale kundër 33-vjeçarit Mustafa tashmë ka mbërritur në gjykatën e Korçës, ku pritet që në datën 30 korrik gjyqtarja Flojera Davidhi, të zhvillojë seancën e parë paraprake ndaj këtij të pandehuri.

Mustafa, në 17 janar 2019 ka vrarë me katër plumba, dy në kokë, një në gjoks dhe një në kofshë, të riun Altin Balliu nga fshati Slabinjë e Pogradecit. Ngjarja që tronditi Korçën vetëm pak ditë pas Vitit të Ri, ka ndodhur për shkak të një zënke për bllokimin e rrugës, ku autori i krimit ka filluar të konfliktohet me viktimën Altin Balliu dhe shokët e tij që ndodheshin në makinë. Nga veprimet hetimore dhe analizimi me shumë vëmendje të pamjeve filmike të një kamere që ka filmuar thuajse të gjithë konfliktin, del qartë se konflikti është provokuar nga autori i krimit Olger Mustafa, pasi ka dalë nga makina e tij dhe ka qëlluar me grushte në drejtim njërit prej shokëve të viktimës, që ndodhej në sediljen e parë të pasagjerit. Mandej kanë dalë dhe personat e tjerë që ishin në makinë dhe kanë ndjekur dhe sulmuar Olger Musatafën. Vetë viktima ka qenë në sediljen e pasme, duke qëndruar në mes, pasi kujtojmë që në makinë ndodheshin pesë persona.

Olger Mustafa kishte vetëm disa kohë që ishte liruar nga gjykata e Korçës, pasi në shkallën e parë, Mustafa ishte dënuar në nëntor 2010 me 12 vite burgim për “Vrasjen me paramendim” të mbetur në tentative në dëm të qytetarit Marko Hysolli. Pas daljes nga qelia, sërish Mustafa përfshihet në një konflikt të dytë, ku për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri të riun nga Pogradeci, Altin Balliu.

Altin Balliu

“Shqiptarja.com” zotëron dosjen e prokurorisë së Korçës ku jepet një tablo e qartë mbi dinamikën e këtij krimi të rëndë. Ngjarja ka tre momente konfliktuale, ku i fundit është moment i vrasjes së Balliut nga Olger Mustafa. Hetimi i kësaj vrasje është ndjekur për 6 muaj me radhë nga prokurori i çështjes Edmond Shytko. Pikërisht prokurori Shytko, relaton në vendimin përfundimtar të hetimeve ndaj Olger Mustafës se në datën 17 janar 2019 viktima Ilir Balliu ka qenë nën shoqërinë e shokëve të tij Julian Skoti, Julian Dragoti, Saimir Spaho, Guximtar Dauti nga Struga, Rigels Sinani, Armand Sulollari, Ilirjan Fero. Të gjithë këta persona së bashki Ilir Balliun, para se të ndodhte krimi i rëndë, janë ulur në një lokal në lagjen nr.10 të qytetit Korçë. Pas rreth dy orë qëndrim në këtë lokal Altin Balliu dhe shokët e tij janë larguar duke u shpërndarë në dy automjete.

Në ikje e sipër, makina ku ndodhej dhe viktima kishte zënë rrugën,ku për shkak të sasisë së akullit në rrugë, mjeti po bënte lëvizje të ngadalta për të hapur rrugën. I gjithë ky moment por edhe momenti i vrasjes është filmuar nga një kamera e instaluar në një biznes aty pranë.Në këto kohë vjen në kahun e kundër me mjetin që kishte zënë rrugën, Olger Mustafa, i cili me mjetin me targë AA296UB bënte me drita drejtuesit të makinës ku ndodhej viktima, që ti hapte rrugën për të kaluar. Por mjeti bënte lëvizje të ngadalta, kjo për shkak edhe të sasisë së akullit në rrugë. Por ngadalësia e tyre nuk i ka pëlqyr Olger Mustafës, i cili ka zbritur nga makina e tij dhe ka shkuar drejt makinës ku qëndronte Balliu me shokët e tij. E gjithë skena është filmuar nga kemara. Mustafa fillon të konfliktohet dhe në debat e sipër godet me grushta pasagjerin e parë që ndodhej në makinë, shokun e viktimës Altin Balliu, i cili ndodhej në sediljen e pasme. Pas kësaj Mustafa largohet por ndiqet nga pesë djetmë që ndodheshin në makinë të cilët e arrijnë dhe e qëllojnë me grushte. Mirëpo Mustafa ka mundur të hipë në makinën tip “Ëolsvagen” me të cilën udhëtonte dhe të largohet, ku në ikje e sipër ka dëmtuar dhe makinën e Guximtar Dautit që kishte zënë rrugën.

Pikërisht në këtë moment njëri nga shokët e Altin Balliut ka njoftuar policinë e Korçës, për atë që kishte ndodhur dhe dëmtimin e makinës, dhe ishin në pritje të mbërritjes së policisë në vendngjarje. Ky sherr ka ndodhur rreth orës 22:07 të natës, ndërkohë pas largimit, Mustafa pas 5 minutash kthehet sërish në vendngjarje. Sipas prokurorisë së Korçës Olger Mustafa këtë herë kishte marrë një levë dhe ka filluar të konfliktohet me një person që qëndronte në këmbë dhe që mbante të veshur një xhup të kuq, i cili ishte Altin Balliu. Pamjet filmike tregojnë se mes tyre ka pasur një përleshje fizike, ku të dy kanë mbetur të dëmtuar, pasi Balliu është qëlluar me levë në kokë. Sërisht Olger Mustafa është larguar përsëri nga vendngjarja, dhe ka ikur me vrap.

Por pas katër minuta më vonë, pikërisht në orën 22:15:53 sekonda sipas regjistrimit filmik, Mustafa rikthehet ku këtë radhë në dorë mbante një armë zjarri pistoletë. Sapo kanë parë Mustafën me armë, personat që ndodheshin në vendngjarje janë shpërndarë duke u larguar me vrap. Mustafa ka filluar të qëllojë me armë në drejtim tyre, por një plumb ka prekur në kofshë Altin Balliun, i cili është rrëzuar në tokë. Mustafa e ka ndjekur Balliun, i është afruar dhe e ka qëlluar me pistoletë nga shumë afër, thuajse me puthitje, njëherë në gjoks dhe dy herë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut Altin Balliu. Sipas prokurorisë së Korçës në momentin e vrasjes së Altin Balliu nga Olger Mustafa, nuk ka pasur njeri, veç qytetarit Saimir Spaho, i cili ka shkuar tek viktima dhe ka filluar të bërtasë “… e vrau, e vrau djalin…”. Mustafa është larguar nga vendi i krimit duke mos u arrestuar në kohë nga policia. Për dy muaj ai ka qëndruar i fshehur, por në datën 7 mars 2019 është vetëdorëzuar në policinë e Korçës, duke pranuar autorësinë e krimit.

Kush është Olger Mustafa e ngatërresa me Marko Hysollin për 1 mijë euro

Olger Mustafa, njihet si person me precedentë penalë në Korçë, i përfshirë në një tentativë vrasje, në aksidente rrugore, armëmbajtje pa lejë dhe tregtim lëndësh narkotike. Në vitin 2010 ai është dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Korçës, ndërkohë gjatë pretencës prokurori i çështjes kishte kërkuar 18 vite burgim, por për shkak gjykimit të shkurtuar Mustafa përfitoi uljen e dënimit në masën e 1/3 duke u dënuar me 12 vjet. Gjatë procesit gjyqësor ai ka kërkuar falje dhe është shfaqur i penduar para gjykatës, për tentativën e vrasjes që kishte bërë ndaj shokut të tij në Korçë Marko Hysolli.

Gjatë hetimit të kësaj dosje ka rezultuar se Hysolli para 8 muajsh i ka dhënë shumën prej 1 000 uuro borxh Olger Mustafa dhe ky i fundit nuk ia ka kthyer. Para një muaji në kohë, para se të ndodhte tentative e vrasjes Olger Mustafa në lagjen nr.6, të qytetit të Korçës,është goditur e rrahur nga Marko Hysolli për moskthim të borxhit të dhënë. Sipas dinamikës së ndërtuar nga prokurori Gentian Stoja në 15 prill 2010 rreth orës 13:45 në Bulevardin “Shën Gjergji“ të qytetit të Korçës,në afërsi të vendit të quajtur “ish-Bonboneria“ Olger Mustafa ka qëlluar për të vrarë me armë zjarri automatik shokun e tij Marko Hysolli,i cili në momentin e ngjarjes ka qenë duke drejtuar automjetin e tij tip “Audi” me targa AT 585 PT me drejtim lëvizje nga Turizmi për tek “Katedralja”. Në makinë ishte i ulur në sediljen e parë Shahin Çela.

Në momentin që Marko Hysolli po ecte përballë një banke të nivelit të dytë, nga trotuari i “Ish-Mapos“ në anën e majtë të shoferit ka dalë Olger Mustafa dhe ka qëlluar me breshëri drejt Marko Hysollit dhe mjetit i cili ka ecur disa metra dhe ka qëndruar nga dëmtimet e marra në motor. Mbasi ka qëlluar me breshëri Olger Mustafa është larguar me vrap duke ecur në brendësi të lagjes 12 të qytetit të Korçës dhe në banesën e pabanuar të Josif Bendo ka hedhur armën e zjarrit automatik model 56, me qytë të prerë, me krehër me 4 fishekë, me një fishek në folenë e armës.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë