Dy shqiptarë u arrestuan ditën e djeshme në Rejkjavik në Islandë lidhur me vrasjen e Armando Beqirit një javë më parë. Sipas mediave të huaja, autor i ekzekutimit dyshohet të jetë një tjetër shqiptar, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.
Të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me një tjetër shqiptar të arrestuar, të cilit iu gjet dhe një armë në banesë ditë më parë.
Një prej shtetasve shqiptarë, pasi u mor në pyetje nga autoritetet në Islandë, u la i lirë ndërsa vijojnë hetimet për 9 personat e tjerë.
Në qeli deri tani ndodhen 9 persona nga 7 shtete, Shqipëria, Islanda, Spanja e Lituania. Motivet ende nuk dihen, ndërsa njëri nga të arrestuarit nga Lituania ka lidhje me botën e krimit.
Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës (13 shkurt) në hyrje të shtëpisë. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33 vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Ai jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Shkurt, 08:43
Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?
-
Pozitive
40.5%
-
Negative
47.7%
-
I dyzuar
11.7%
Vota total: 6423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksidentuan dy këmbësorët dhe tapë në timon, AMP arreston 2 efektivët (EMRAT)
31 Janar, 14:42
-
Tiranë/ Mashtronin të huajt me Call-Center për të investuar në bursa fiktive, arrestohet administratori, 13 të tjerë nën hetim (EMRI+VIDEO)
31 Janar, 12:53
-
Peqin/ Mbante kallash dhe municion në banesë, arrestohet 31-vjeçari (VIDEO)
31 Janar, 10:49
-
Elbasan/ Mashtronin me Call-Center të huajt për investime në bursa fiktive 'Forex', 13 të arrestuar dhe 5 të tjerë nën hetim! Në kërkim administratori (EMRI+FOTOT)
29 Janar, 10:51
-
Durrës/ Po i jepte makinës i dehur dhe tentoi të korruptonte efektvin e rrugores, arestohet 59-vjeçari në zonën e Plepave (EMRI)
15 Janar, 11:46
-
Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!
14 Janar, 16:08
-
‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)
12 Janar, 11:28
-
Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!
6 Janar, 16:02
-
Tiranë/ Drogë, përleshje, dhunë dhe aksidente në gjendje të dehur pas festës, 7 persona të arrestuar dhe 2 nën hetim
2 Janar, 14:06
-
Korçë/ Shantazh me foto intime të miturës, aksidente dhe dhunë në familje, 2 persona të arrestuar dhe 5 nën hetim
27 Dhjetor 2024, 15:37
-
Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim
27 Dhjetor 2024, 15:14
-
Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)
27 Dhjetor 2024, 14:48