Policia dhe Prokuroria kanë në dorë të dhëna për vrasësin e Artan Cukut. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja ka marrë një dinamikë tjetër për shkak se në disa rroba të gjetura pranë Postës nr.8 në Tiranë, të cilat dyshohen se janë të autorit, janë gjetur gjurme gishtash.
Përgjigja nga laboratori kriminalistik ka zbuluar gjurmët e autorit që shohim në video pranë pallatit ku jetonte Artan Cuku dhe që tashmë pritet të identifikohet nga hetuesit.
Një burim i tha Report TV se vrasësi i ish-komisarit është identifikuar paraprakisht, por po priten përgjigjet e tjera nga laboratori kriminalistik. Gjithashtu të njëjtat burime theksojnë se ky person mund të jetë larguar jashtë shtetit menjëherë pas vrasjes.
Policia ka arritur të identifikojë autorin edhe për vet faktin se disa kamera siguria e kanë kapur atë 3 ditë para se të ndodhte ngjarja. I riu i cili shohim në video ka qëndruar 3 ditë rresht pranë pallatit ku jetonte ish-komisari dhe ka vëzhguar lëvizjet e Cukut.
Autori ka pirë kafe në disa nga lokalet pranë pallatit të Cukut për 3 ditë rresht, derisa ka vendosur të kryejë vrasjen.
Të dhënat e deritanishme i kanë çuar hetuesit se vrasja mund të jetë bërë për hakmarrje. Policia nuk përjashton pistën e vrasjes për gjakmarrje, për shkak se në vitin 2005, në zyrën e Cukut u vetëvra Agim Daka.
Kjo është pista kryesore e hetuesve, por nuk përjashtohet edhe vrasja për shkak të detyrës. Artan Cuku u vra mbrëmjen e 9 prillit, ku në hollin e pallatit u qëlluam disa herë në trup dhe në kokë. Plumbat i morën jetë, ndërsa autori u largua më pas në këmbë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO