TIRANE-Vetëm 6 ditë pas vrasjes së ish- zyrtari të Policisë Artan Cuku janë publikuar pamjet e autorit. Siç mund ta shikoni në video, autori është i veshur me tuta sportive, xhup blu, me dorashka dhe me një kapele në kokë.
Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë së pallatit ku duket mjaft qartë autori i cili largohet me një vrap të lehtë nga vendi i ngjarjes.
E njihni? Ja ku të telefononi, shpërblimi 3 mln lekë
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të identifikojnë autorin e vrasjes së Cukut. Ajo ka vënë në dispozicion numrin e celularit 0694110299 ku mund të kontaktojë çdo qytetar i cili ka parë autorin.
Më herët ajo ka ofruar një shpërblim prej 3 mln lekësh për çdo person i cili do të jap informacione të vlefshme mbi vrasjen e ish-kreut të Policisë.
'Autori me dorashka, shall, kapele, atlete dhe tuta sportive'
Siç mund ta shikoni në video, autori është i veshur me tuta spotive, xhup të zi, me kapele të bardhë dhe me dorashka. Ai është i gjatë rreth 1.70 dhe në bazë të dëshmisë së gruas së Cukut dhe administratorit të pallatit, autori kishte një theks verior.
Ai është parë pak para momentit të vrasjes teksa qëndronte i ulur tek shkallët e pallatit. I pyetur nga administratori, autori është përgjigjur se po priste dikë për t'i dhënë çelësat.
Profili i autorit
Mosha: 28-30
I veshur: Me tuta sportive, xhup blu, me kapele të bardhë dhe dorashka
Dëshmitarët: Autori kishte theks verior
/Shqiptarja.com

VIDEO