Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Më 21 janar në orën 14:00 do të mbahet edhe seanca ku do të paraqiten faktet nga mbrojtja e Haxhisë.

Kujtojmë se pas 22 viteve vrasja e deputetit Azem Hajdari është duke u rigjykuar nga e para në dhomën penale në Tiranë. Shkak është bërë kërkesa e Izet Haxhisë, i cili  kërkon të përballet në gjyq me dëshmitarët, mes tyre ish- kryeministrin Sali Berisha, për të hedhur dritë sipas tij me të vërteta të pa bëra publike më herët në lidhje me vrasjen e Azem Hajdari.

Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998. Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Që nga 2018 Haxhia nisi betejën me drejtësinë shqiptare, ndërsa seancat ndaj kanë qenë të panumërta.