TIRANE-Një javë para se 24-vjecari Jurgen Kurti të përfshihej në një tjetër konflikt me pasojë vdekjen e një shtetasi, gjykata e Tiranës ka mbyllur akuzën e parë të ngritur ndaj tij e dajës së tij për vrasje për shkak të mardhenieve familjare.
Prokuroria tërhoqi akuzën, dënoi dajën e tij me 1.6 vite
Për vrasjen më 5 prill 2016 të Artur Kurtit babait të Jurgen Kurtit akuza ndaj këtij të fundit është pushuar dhe ai është lënë i lirë ndërsa ndaj Leonard Ristanit dajës së Jurgenit nga vrasje për shkak të mardhënieve familjare është shndërruar në vrasje në kapërcim të kufijve të vetëmbrojtjes.
Me këtë akuzë i hetuar në liri Leonard Ristani u dënua me 1.6 vite burg, dënim të cilin ai rezulton se e ka apelur.
Vendimi ndaj Ristanit, dajës së Jurgenit është dhënë më 4 Prill 2017 ndërsa pak sapo ishte mbush një vit nga ngjarja ku ai humbi të atin dhe u akuzua e dhe vetë ai përfshihet më 11 Prill 2017 në një ngjarje me viktima në Durrës.
Sipas Policisë Jurgen Kurti është konfliktuar me Agim Arapin pasi nuk i jepte këtij të fundit qiranë e tubave të aspirimit të picerisë, tuba të cilat kalonin në pronën e Arapit. Pa shpjeguar se si degradoi ky konflikt në të cilën u gjet dhe një thikë policia sqaron se Arapi vdiq pasi u godit me grushte nga Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, të afërm të Jurgenit.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com