Në lokalin ku Behar Sofia i ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021 pinë kafen, autorët e kanë vezhguar për 6 muaj më rradhë, zbulojnë hetimet e spak.
Kësaj të enjte, (22 shkurt 2024) prokuroria lexoi në seancë dëshminë e Ardjana Vathit bashkëshortes së Skënder Vathit, i dënuar me 30 vite burg për të njëjtën ngjarje. Sipas deklarimeve paraprake ajo ka pranuar se ka shkuar disa here për të pirë kafen në lokalin mbrapa piramidës.
Edhe stafi i lokalit dëshmoi këtë të enjte në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës i njohur me pseudonimin "Bjlozi" i akuzuar nga Spak si organizator i vrasjes së Behar Sofias. 3 dëshmitarët theksuan në sallën e gjyqit se e njihnin Sofian, ai e frekuentonte shpesh duke qënë se kishte banesën aty.
Lokali ndodhet ngjitur me një qendër tregëtare, mbrapa piramidës. Pronarja e lokalit Engjellushe Banaj ka theksuar se e ka në pronësi barkafen që prej 23 vitesh dhe Behar Sofian e njihte prej kohësh, jo vetëm pse pinte kafen, por ishte më banim afër. Thënjet e dëshmitarëve mbeshteten edhe nga pamjet filmike të lokalit.
Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar që të dëshmojë Marsel Pirra i cili nuk është gjendur ende dhe bashkpuntori i drejtësisë Ernejt Shyti.
Të pandehurit e tjerë në këtë cështje, Xhuliano Visha, Leonardi Xhixha, Skender Vathi dhe Bujar Leza janë dënuar me nga 30 vite burg për ngjarjen ndërsa Bashkpuntori i drejtësisë që është edhe ekzekutori i Sofias, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite burg.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.3%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3658
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Klient ditën, hajdut natën! Kamerat kapin ‘mat’ 40- vjeçarin, vidhte dyqanet e celularëve në Tiranë
26 Korrik, 12:29
-
Tiranë/ Shkelën rregullat e qarkullimit, policia gjobit drejtuesit e patinave elektrike dhe këmbësore
25 Korrik, 14:29
-
Protesta e opozitës, bllokohet përkohësisht qarkullimi i makinave në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës
25 Korrik, 08:43
-
Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari
24 Korrik, 20:45
-
E trishtë! 39-vjeçarja në Tiranë nxirret me plaçkat në rrugë: I jam dorëzuar Zotit, atje gjej paqe!
24 Korrik, 15:51
-
Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma
24 Korrik, 13:09
-
Këngëtarja Giusy Ferreri mesazh për fansat para koncertit: E lumtur që kthehem në Tiranë më 29 korrik, ju pres në stadiumin 'Selman Stermasi'
24 Korrik, 09:20
-
Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore
24 Korrik, 08:02
-
Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik gjatë natës, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës
24 Korrik, 07:05
-
Merret vendimi: Abone falas për studentët edhe për vitin e ri akademik
23 Korrik, 12:00
-
Tiranë, lëvizte me armë në makinë, në pranga 20-vjeçari (EMRI)
23 Korrik, 10:31
-
Tiranë/ Aksident i katërfishtë në zonën e Porcelanit! Makina i pret rrugën Audit, shoferi përplaset me dy automjete të tjera dhe përfundon në trotuar
23 Korrik, 09:58