Ekzekutimi i Behar Sofisë, zbardhet dëshmia e endacakut: Një person me xhup e kapele të zezë kishte fshehur biçikletën poshtë urës së Lanës, e mori dhe iku me nxitim

Deklarata e një dëshmitari i ka dhënë një tjetër drejtim hetimeve për zbardhjen e vrasjes së Behar Sofisë. Pista ku po hetohej për ndonjë konflikt të mundshëm të së kaluarës për trafikun e heroinës është lëkundur pas deklaratave të shoferit të viktimës, i cili teksa është marrë në pyetje ka treguar se Sofia ka pasur një debat me një sipërmarrës. Sipas këtij dëshmitari, sipërmarrësi në fjalë, identitetin e të cilit nuk e dinte, i ka vonuar pagesat Sofisë për një dyqan tek zona e Astirit. ''Behar Sofia më ka shprehur një shqetësim të tijin. Ai ka pasur një debat me një sipërmarrës përmes telefonit. Nuk kam dijeni në lidhje me identitetin e tij, por Behari më ka treguar se ky sipërmarrës i kishte vonuar pagesat për një dyqan, i cili ndodhet në afërsi të Unazës së Re në Astir'' 

Pavarësisht kësaj deklarate, e cila ka nxjerr në skenë këtë konflikt të mundshëm të Sofisë më një sipërmarrës, gjithsesi, grupi hetimor vijon verifikimet për të kaluarën dhe larjen e hesapeve. Deri tani, duket se provat mungojnë për të konfirmuar secilën prej tyre, por një burim i tha Report TV se ka disa dyshime për lokalizimin e mundshëm të autorit. Për shkak të sekretit hetimor nuk bëhen me dije detaje të tjera, ndërsa policia, në bashkëpunim me organin e akuzës po punojnë për të pasur rezultate konkrete.

Policia dhe prokuroria e Tiranës, ka administruar edhe dëshminë e dy personave të cilët në momentin e fundit, kanë pasur shumë afër 65-vjecarin Behar Sofia dhe autorin e krimit të rëndë ende të paidentifikuar. Dëshmitarët janë njëri endacak me inicialet A.P, që qëndron poshtë urrës së Lanës, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe dëshmitari tjetër është një kamarier, i cili ka qënë personi i fundit që i ka shërbyer Behar Sofisë, i cili para se të ekzekutohej me dy plumba, ndodhej në një kafe së bashku me një person tjetër të shëndoshë. Dëshmia e personit endacak, kamerat e sigurisë të disa bizneseve dhe institucioneve shtetërore, janë provat më të vlefshme të policisë dhe prokurorëisë së Tiranës, e cila prej gati 7 ditësh po kryen veprime hetimore me shpresën e zbardhjes së autorit të krimit që tronditi Tiranën. Dëshmitari okular i cili është shkëmbyer me killerin poshtë urrës së Lanës, ka treguar në polici:”…në muajin nëntor 2020, kam dalë për herë të fundit nga burgu. Unë vjedh ndonjë gjë, pasi jam përdorues i të gjitha llojeve të drogës. Atë ditë dola nga shtëpia pasi, u konfliktova me të zotët e shtëpisë. Mora një torbë me rroba dhe dola. Dol, por pa ditur as vetë ku të shkoja. Dhe shkova poshtë urrës së bulevardit, për të fshehur torbën me rroba.Teksa unë kam shkuar poshtë urrës, duke hyrë nga ana e “Tajvanit”, në këtë moment pashë një person të vjetër të veshur me kapele, erdhi nga krahu i piramidës dhe befas ndaloi aty poshtë urrës. Aty mori një bicikletë që e kishte lënë aty dhe ky person ecte me hap të shpejtë. Ishte me xhup të zi, me kapele të zezë dhe bëri një veprim dhe me dorë hoqi maskën a e vuri nuk e fiksova mirë këtë veprim. Pasi mori bicikletën sërisht me atë shpejtësi, u ngjit në drejtim të bordurës anësore dhe iku. Unë nuk e ndoqa më drejtimin e tij…”.

Ndërsa një dëshmitar tjetër me profesion kamarier ka treguar se:”…Behar Sofia ishte ditën e hënë në kafe dhe shoqërohej nga një person i moshës 40-vjec, i shëndoshë rreth 1.70 cm i gjatë. Me të ka qëndruar rreth gjysëm ore ose 1 orë…nuk e njoh këtë person, por pot a shikoj arrij që ta identifikoj,pasi ka ardhur edhe më parë me këtë person në lokal…”. Ndërkohë një dëshmitar tjetër thotë para hetuesve:”…atë ditë dola nga shtëpia nga ora 08:00, bleva në një dyqan cigaresh duhan, ku e blej gjithmonë dhe pas orës 08:30, isha tek lokali “B…” tek “Fresku” dhe më pas mora autobuzin dhe zbrita tek “Pazari i Ri”…. Aty tërhoqa ca lekë dhe më pas u nisa me taksi drejt “Ushtarit të Panjohur”. Sapo kam hipur në taksi, më ka ndaluar policia dhe më ka shoqëruar në komisariat, pasi kishte nbodhur një plagosje''. 

Behar Sofia u qëllua me dy plumba pistolete “TT”, me silenciator, ndërkohë ende ngjarja që tronti Tiranës, vijon të jetë e pazbardhur. Ngjarja lidhdur me konfliktet e Behar Sofisë në trafikun e heroinës dhe gjobëvënies.

Hetusit janë rikthyer sërish në vendin e ngjarjes, ku pesë ditë më parë u ekzekutua me dy plumba 66-vjeçari. Grupi hetimor është përqendruar edhe njëherë në ambientet në afërsi të lumit të Lanës dhe urës, nga ku dyshohet se ka lëvizur autori i vrasjes. Në foton e siguruar nga Report TV vërehen pajisjet detektuese të metaleve. Çdo provë e mundshme që do të gjendej do të shërbente për zbardhjen ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Ekspertët e policisë rikthen sot në vendin ku ndodhi vrasja

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë deri tani dyshohet se janë 3 persona të përfshirë në atentatin ndaj “padronit të heroinës”, njëri prej tyre autori që qëlloi me dy plumba në drejtim të tij dhe dy ndihmësve. Njëri prej tyre ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa tjetri ka vëzhguar lëvizjet e viktimës në ditët e fundit dhe pak çaste para vrasjes.

Behar Sofia u ekzekutua me dy plumba sapo doli nga një lokal ku kishte pirë kafen e mëngjesit dhe po lëvizte në këmbë buzë Lanës përballë Piramidës.

Behar Sofia

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja