Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit

Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit

Bujar Nasufi dhe hyrja e banesës së tij

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Elton Alushi, ka dhënë sot detaje nga hetimet për vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi në Tiranë. Më 12 janar 2025 56 vjeçari Bujar Nasufi u qëllua për vdekje nga një person me motorr tek 'Pallati me Shigjeta', në automjetin e tij teksa po futej në shtëpi.

Gjatë një konference për mediat, ku foli edhe për çështje të tjera, Alushi tha se hetimet për zbardhjen e vrasjes së Bujar Nasufit janë komplekse dhe dimamike dhe se po punohet për zbardhjen e ngjarjes. 

Alushi tha se janë mbledhur dhe administruar prova shkencore dhe kompjuterike që do ti sherbejnë hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Ai shtoi gjithashtu se për momentin Policia nuk mund të zbulonte më shumë të dhëna nga hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

'Në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur ditët e fundit në Tiranë ku u vra me armë zjarri shtetasi Bujar Nasufi, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje kriminale. Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet intensivisht, duke përdorur metodat speciale të hetimit dhe shfrytëzuar Inteligjencën policore në fuksion të zbardhjes dhe dokumentimit ligjor të kësaj ngjarje. Gjithashtu janë mbledhur dhe administruar prova shkencore dhe kompjuterike që do ti sherbejnë hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Hetimet janë në dinamikë dhe komplekse dhe për këtë arsye nuk mund të bëjmë më dije të dhëna më shumë për këtë rast", tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën