Policia e Vlorës ka arrestuar pasditën e së shtunës Vullnet Lelajn, i akuzuar për vrasjen e 21-vjeçarit Endri Kosteja, i cili punonte si çoban në stanin e babait të tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 10 gushtit, në fshatin Vranisht të Vlorës. Në pranga është vënë 34-vjeçari Vullnet Lelaj, i cili ishte shpallur në kërkim, dhe akuzohej për vrasje me dashje, rrëmbim ose mbajtje peng e personit dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.
Ai është djali i pronarit të stanit, 74-vjeçarit, Sheref Lelaj, ku viktima punonte si çoban, i cili është arrestuar më parë nga policia për ngjarjen në fjalë. Gjithashtu, në kërkim është shpallur edhe vëllai i tij, 46-vjeçari Lefter Lelaj. Policia dyshon se Kosteja është vrarë me dashje nga pronari i stanit dhe dy djemtë e tij.
Endri Kosteja, nga fshati Dorëz i Librazhdit, u gjet i pa jetë në një stan në fshatin Vranisht. Ai punonte prej 10 muajsh së bashku me vëllain e tij si bari në stanin e familjes Lelaj.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com