Vrasja e Gazmend Çollakut, dyshohet se mund të jetë kryer nga një grup i strukturuar kriminal ndërsa policia po heton mundësinë që vrasja të jetë kryer nga njerëz të paguar, ndërsa hetuesit po përpiqen të gjejnë fakte dhe të dhëna që mund të lidhin rrëmbimin e Çollakut, me atë të Enver Stafukës në vitin 2013.
Ndërkaq nga veprimet e kryera nga policia është konfirmuar se vrasja e Çollakut, është kryer pikërisht në vendin ku ai është gjetur dhe jo më parë. Një detaj që bën policinë të dyshojë në këtë pistë është fakti se në vendin ku u gjet i ekzekutuar Gazmend Çollaku, policia gjeti edhe 4 gëzhoja të një arme zjarri pistolete.
Një konfirmim paraprak që ka policia është se vrasja është kryer pikërisht në vendin ku edhe është gjetur trupi. Dyshimi i policisë se krimi është kryer nga një grup i organizuar kriminal është bazuar në faktin se nga hetimet e kryera është konstatuar se veprimet e autorëve kanë qenë thuajse perfekte, që nga rrëmbimi në Durrës me veshje të ngjashme me ato të policisë, e deri tek dërgimi i tij dhe vrasja në fshatin Murqin të Mazhes në Krujë.
Sipas hetuesve intinerari i ndjekur nga autorët e mundshëm të krimit, besohet se ka qenë ai nga Durrësi nëpërmjet autostradës ndërsa janë kthyer në nënkalimin e Vorës për të marrë më pas në drejtim të fshatit Budull, e për të përfunduar në Murqin të ish- komunës Mazhe.
Nisur nga mekanizmi hetuesit po përpiqen të bëjnë një lidhje mes rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut dhe rrëmbimit e zhdukjes së Enver Stafukës në fshatin Larushk të Krujës, dy vite më parë.
Burimet e hetimit thanë se po analizojnë gjithashtu pamje të disa kamerave filmike në disa vende ku mendohet se mund të ketë lëvizur mjeti që dyshohet se u përdor në rrëmbimin e Çollakut, ndërsa ende nuk bëhet e ditur nëse ka detaje apo pamje të vlefshme nga këto regjistrime. Gazmend Çollaku, 36 vjeç nga Shijaku, banues në Durrës, u rrëmbye të martën në mbrëmje në afërsi të një lokali në qytetin e Durrësit ndërsa u gjet i lidhur këmbë e duar i qëlluar me armë zjarri pistoletë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com