Ish shefi i Krimit Ekonomik të Tiranës Ervin Dalipaj i cili është shpallur në kërkim me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi dyshohet se është i përfshirë në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Gazmend Çollakut, mendohet se mund të ketë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes së ndodhur më 6 janar.
Dyshimet mbi Dalipajn janë ngritur pas kqyrjes së automjetit në pronësi të Dalipajt, ku ekspertët kriminalistë në Policinë e Durrësit, kanë gjetur njolla gjaku, të cilat dyshohet se janë të njëjta me ato që u gjetën në fashat plastike me të cilat ishte lidhur trupi i Çollakut pas vrasjes.
Vetë Dalipaj ka pranuar në një intervistë dhënë për mediat nga arratia se automjeti është i tij, por ai mohon që autorët e rrëmbimit të Çollakut të jenë larguar me makinën e tij.
Por burime nga policia pohuan të kundërtën për Shqiptarja.com duke thënë se pas rrëmbimit të Çollakut në Durrës, nga disa persona të veshur me uniforma policie, ata janë larguar me automjetin e Dalipajt, e cila u ndalua, menjëherë pas ngjarjes në Durrës, gjatë postblloqeve të ngritura për kapjen e autorëve që rrëmbyen Çollakun.
Sakaq, burime nga policia bëjnë të ditur se janë marrë disa tapete të automjetit të Dalipajt, dhe janë dërguar për ekspertizë në Institutin e Policisë Shkencore. Po ashtu për ekspertizë janë dërguar edhe disa telefona celularë që u gjet në automjetin e ish Shefit të Krimit Ekonomik, nga të cilët pritet të zbardhen komunikime që mund të hedhin dritë mbi vrasjen e Çollakut.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com