Vrasja e Cukut, autori e mori foton nga interneti, çfarë i premtoi ‘Shefi’ pas ekzekutimit

Vrasja e Cukut, autori e mori foton nga interneti, çfarë i premtoi ‘Shefi’ pas ekzekutimit

Report Tv ka siguruar një kopje të aktmarrëveshjes mes Mikel Shallarit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dënimin e tij me 10 vite burg për vrasjen e Arta Cukut. Shallari u dënua me 10 vite burgim pasi pranoi statusin e bashkëpunëtorit duke rrëfyer çdo detaj se si u ekzekutua Cuku mbrëmjen e 8 Prillit 2017 në hyrje të pallatit të tij pranë “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë.

Shallari ka treguar për hetuesit se ne mars 2017 ka takuar Bledar Jambellin nëpërmjet kushëririt të tij Kristaq Leci. Sipas aktmarrëveshjes së siguruar nga Report Tv, Shallari fillimisht ka hezituar që të kryente vrasjen, ndërsa më pas ka pranuar, pasi ndodhej në vështirësi ekonomike, jetonte në shtëpi me qira, kishte një të dashur. Ura lidhëse mes tij dhe porositësit, Bledar Jambelli ishte kushëriri Kristaq Leci. Përveç 20 mije eurove, ata i premtuan se pas vrasjes së Cukut do të ndihmonin për ta sistemuar në Gjermani.

Shallari nuk e njihte Cukun, ndërsa foton ia ka dhënë kushëriri i tij, Leci, pasi e kanë shkarkuar nga interneti.  Po ashtu Shallari ka shpjeguar se lëvizjet e ish-komisarit Artan Cukut ai i ka survejuar së bashku me kushëririn e tij Leci dhe për këtë kanë përdorur dy automjete të marra me qira, një “Golf” të bardhë dhe një “Fiat” të zi. Pasi e studiuam mirë Cukun, fillimisht ishte Leci që tentoi që ta vrasë, por nga frika e identifikimit nuk e qëlloi te kafja pranë banesës.


Lajmi kryesor:

Vrau ish komisarin e policisë Artan Cuku për 3.000 euro, 10 vite burg të penduarit të drejtësisë Shallari


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?