Vrau ish komisarin e policisë Artan Cuku për 3.000 euro, 10 vite burg të penduarit të drejtësisë Shallari

Një vit nga krimi makabër që i mori jetën drejtuesit të policisë Artan Cuku, vrasësi Mikel Shallari i shpëton burgimit të përjetshëm pasi pranon krimi dhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Report Tv ka siguruar një kopje të aktmarrëveshjes së Shallarit me Prokurorinë e Krimeve, dokument i cili ka marrë dhe miratimin e gjykatës. Nga kjo e martë Shallari dënohet me 10 vite burgim pasi pranoi statusin e bashkëpunëtorit duke rrëfyer çdo detaj se si u ekzekutua Cuku mbrëmjen e 8 Prill 2017 në hyrje të pallatit të tij pranë “Rrugës së Kosovarëve” ne Tirane.

Për herë të parë nga rrëfimi i Shallarit del në pah dhe fakti se Cuku ishte planifikuar të vritej mbrëmjen e 7 prillit por atë natë bashkepuntore  Kristaq Leci , kushëriri i Bledar Jambellit  (porositesi te vrasje) ishte tërhequr nga kryerja e këtij krimi. Shallari ka shpjeguar: “Cukun do ta vriste Leci, por atë natë ai se bëri pasi kishte shumë njerëz përreth pallatit. Pastaj e mora unë përsipër dhe per keto do paguhesha nga Bledar Jambelli 20 mijë euro”. Gjurmët e ADN-s lënë në veshjet sportive nga Shallari pas vrasje, ishin prova që zbuluan përfshirjen e tij në krim. Interpol Zvicra iu përgjigj Interpol Tiranës duke shpjeguar se me këto të dhëna ADN-je ata kishin pasur në burg për 4 muaj përgjatë shkurt-qershor 2016 shtetasin Mikel Shallari të dënuar për trafik droge.

Shallari akuzohet për "Vrasje të punonjësit të Policisë së Shtetit", e kryer në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Leci (ose Gerti Kajo).

Aktmarrëveshja e Shallarit me Prokurorinë
 

PDF/ Aktmarrëveshja e plotë e Mikel Shallarit me Prokurorinë (klikoni që të hapet dokumenti)


(Majtas ish-komisari Artan Cuku, djathtas vrasësi Mikel Shallari)


(Bledar Jambelli, porositësi i vrasjes së Artan Cukut)


(Kristaq Leci, kushëriri i Mikel Shallarit, bashkëpunëtor në krim)

Por si u ndërmjetësua krimi?
Shallari ka treguar për hetuesit se ne mars 2017 ka takuar Bledar Jambellin nëpërmjet kushëririt të tij Kristaq Leci. “Mu premtua 20 mijë euro, fillimisht refuzova dhe pastaj pranova dhe mu premtua se pas krimit do të dërgohesha në Gjermani dhe strehohesha atje, ndërsa kushëriri im Jambellin e thërriste si Shefi ose i Madhi. Vetem disa para i mora nëpërmjet agjencive të transfertave dhe mi dërgoi Leci për të larë borxhet”.

Sipas transferta nga Kristaq Leci  nga Gjermania drejt Shallari, rezulton se ai ka marre ne dore vetem 3.000 euro.

Po ashtu Shallari ka shpjeguar se lëvizjet e ish komisari Artan Cukut ai i ka survejuar së bashku me kushëririn e tij Leci dhe për këtë kanë përdorur dy automjete të marra me qira, një “Golf” të bardhë dhe një “Fiat” të zi, ndërsa armët e krimit i fshehu në vendlindje pranë lumit Devoll ku pas arrestimi u gjendën dhe u filmuan nga policia.
Në dëshminë tij Shallari ka konfirmuar dhe motivin e këtij krimi ku sipas bisedave që ai ka bërë me Lecin, ka rezultuar se Artan Cuku  e kishte arrestuar Bledar Jambellin ne date 7.12.2012 kur ishte drejtor i Policisë së Vlorës si person të dyshuar për vrasjen e Amarildo Delaj. Ai u lirua me 9.6.2014 pas deklarimit si i pafajshem nga gjykata.

Tre vendimet e drejtësisë që i dhanë pafajësi Jambellit: 



(Vendimet e Gjykatës së Apelit të Vlorës për Jambellin)

Më Dhjetor 2012 ishte arrestuar nga policia e Vlorës.

Më 9 Qershor 2014 është liruar nga burgu i sigurisë së lartë Rrogozhinë ku mbahej prej 7 Janarit 2013.

U akuzua për vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, më 9 qershor 2014 gjykata e Vlorës pafajësi për Bledar Jambellin.

Më 1 Prill 2015 gjykata e apelit në Vlorë ka vendosur lënien në fuqi të pafajësisë së fituar nga shkalla e parë në 2014.

Më 3 dhjetor 2015 gjykata e Lartë me Shkëlzen Selimin ka vendosur të mos pranojë rekursin e prokurorisë për pafajësinë e fituar nga Jambelli.

Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes janë larguar në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS. Gjykimi ndaj tyre do të vazhdojë në mungesë ndërsa Shallari tashmë do të vendoset në një burg të sigurisë së lartë dhe për 20 vite do të ruhet nga shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:57
Vrasja e Cukut, autori e mori foton nga interneti, çfarë i premtoi ‘Shefi’ pas ekzekutimit

Report Tv ka siguruar një kopje të aktmarrëveshjes mes Mikel Shallarit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dënimin e tij me 10 vite burg për vrasjen e Arta Cukut. Shallari u dënua me 10 vite burgim pasi pranoi statusin e bashkëpunëtorit duke rrëfyer çdo detaj se si u ekzekutua Cuku mbrëmjen e 8 Prillit 2017 në hyrje të pallatit të tij pranë “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë.

Shallari ka treguar për hetuesit se ne mars 2017 ka takuar Bledar Jambellin nëpërmjet kushëririt të tij Kristaq Leci. Sipas aktmarrëveshjes së siguruar nga Report Tv, Shallari fillimisht ka hezituar që të kryente vrasjen, ndërsa më pas ka pranuar, pasi ndodhej në vështirësi ekonomike, jetonte në shtëpi me qira, kishte një të dashur. Ura lidhëse mes tij dhe porositësit, Bledar Jambelli ishte kushëriri Kristaq Leci. Përveç 20 mije eurove, ata i premtuan se pas vrasjes së Cukut do të ndihmonin për ta sistemuar në Gjermani.

Shallari nuk e njihte Cukun, ndërsa foton ia ka dhënë kushëriri i tij, Leci, pasi e kanë shkarkuar nga interneti.  Po ashtu Shallari ka shpjeguar se lëvizjet e ish-komisarit Artan Cukut ai i ka survejuar së bashku me kushëririn e tij Leci dhe për këtë kanë përdorur dy automjete të marra me qira, një “Golf” të bardhë dhe një “Fiat” të zi. Pasi e studiuam mirë Cukun, fillimisht ishte Leci që tentoi që ta vrasë, por nga frika e identifikimit nuk e qëlloi te kafja pranë banesës.

Ora 15:09
Detaje/Një ditë para vrasjes, Cukun tentoi ta ekzekutojë kushëriri i Shallarit, si dështoi skenari

Nga dëshmia e Mikel Shallarit, në cilësinë e të penduarit të drejtësisë, zbulohet gjithashtu se kushëriri i tij i shpallur në kërkim, Kristaq Leci, ka tentuar ta vrasë vetë Artan Cukun një ditë para se të ekzekutohej nga i dënuari. Krimet e Rënda dënuan sot Shallarin me 10 vite burg, pas marrëveshjes së të pandehurit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ka qenë vetë Shallari i cili ka rrëfyer se bashkë me Lecin e kanë ndjekur ish-komisarin në datën 7 prill. Pasi kanë studiuar lëvizjet e tij, ata i janë afruar te hyrja e pallatit, por pa mundur ta ekzekutojnë për shkak të prezencës së madhe të njerëzve. 

Shallari ka pasur veshur të njëjtat rroba si në ditën e dështimit të atentatit, ashtu edhe mbrëmjen e 8 prillit kur ai e ekzekutoi vetë ish-drejtuesin e lartë të policisë pranë apartamentit. Pasi ka dështuar plani i parë, Bledar Jambelli i ka kërkuar Mikel Shallarit që ta vrasë ai Cukun në këmbim të një pagese prej 20 mijë euro. Atentat i cili realizohet mbrëmjen e 8 prillit në hyrje të apartamentit ku banonte ish-komisari.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaskanini: 06/06/2018 12:58

    Asht turp te mendojsh qe nje kriminel vrases pa motiv por per lek te quhet nga drejtesia bashpunetor dhe me e tmerrshmja denohet kaq vite a thua se vodhi nje lope .Zoti gjykates ti o njeri i pa shpirt une do jem i pari qe do ta paguaj sa te dali nga burgu te vrasi ty o jashttoksor qe zemra ju punon me uje jo me gjak dhe pastaj do basshkupunoj me ju dhe ty te fala sateme .

    Përgjigju
  • Faik: 06/06/2018 09:11

    Këta Killerat me Pagesë duhet të ZHDUKEN nga Faqja e Dheut . Njerëz të Ndyrë dhe të Pështirë !!! Po si ka mundësi more GjakPrishur , që për 20 Mijë €URO ti marësh Jetën Tjetrit , edhe pse ai nuk të ka 'Shkelur në Kallo' ?!!!!!!! Njerëz të Poshtër !! Ju doni ENVER HOXHËN e Madh , sepse ai ja u tregonte mirë Vendin bashkë me Soj e Sorollop !!! Shkon dhe i merr Jetën tjetrit në mënyrën më Mizore!!!! MALLKUAR Qofsh o rracë e keqe e Shkërdhatokracisë.

    Përgjigju
  • Lenci: 06/06/2018 00:58

    SHUME PAK 10 VITE 10VITE ESHTE SHKAK PER VETEGJYKIM TE SHOHIM O KRIMB SA TE VLEN LEKURA

    Përgjigju
  • Miri: 05/06/2018 14:04

    Paska ke duar mir , mikel trimi qenka papagall i mir edhe kushuririn paska nxjer hajde legen hajde ,po ku do shkosh mor i mjer kur te dalesh me dy zjareve ky jambelli do te ketkoj njerzit e cukut do te kerkojen se sta fal njeri gjakun , pse mendon se shpetove o krimb

    Përgjigju
    • Peshkaqeni: 09/08/2020 16:03

      Ke pare lopen qe e mbush koven pastaj e derth, dihet fundi o grup vetem ceshtje kohe

  • tosi: 05/06/2018 13:58

    Nuk arrij t'a kuptoj kete marrveshje, a thua se ai po u jep jo vetem emrat e porositesve por edhe po ua dorezon ato. Familjaret e Artanit nuk duhet t'a pronojne kurrsesi kete marrveshje, mendimi im ky, se ato e dine vete dhimbjen qe kane dhe besoj eshte marre edhe mendimi i tyre. Por prape qe te denohet me 10 vite burg, per nje vrasje me paramendim, per shkak te detyres, mendoj se eshte shume pak. Ndoshta 20 vjet, jo se do te ishte mjaftueshem, por ndoshta disi me ndryshe. Dhimbjen e familjareve besoj edhe sikur te gjithe, porositesin e ekzekutorin, ti varin nuk besoj se do tua lehtesonte. Drejtesia duhet te vendoset sido qe te jete.

    Përgjigju
  • Fredi: 05/06/2018 13:26

    Po pra, 10 vite! Vrau komisarin fshatari i Kozares, siguroi dy b****t qe kishte ne shtepi dhe tani pendohet. Le te pendohej pune e madhe, 35 vite ti kishit dhene qelbesires. E genjen mendja se shpetoi ky m*t, harron qe dardha e ka bishtin prapa. Gjykata nuk duhet te pranoje kete pakt te turpshem. Autori dhe porositesi dihen. Le te hetojne me shume dhe te mbledhin prova.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim