Vrasja e dështuar e komunares
dosja transferohet në Kosovë

Vrasja e dështuar e komunares<br />dosja transferohet në Kosovë
Krimet e Rënda pezullojnë hetimet për vrasjen e dështuar ndaj kryetares së komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila. Burime pranë kësaj prokurorie thanë se çështja i është transferuar për hetime të mëtejshme autoriteteve Kosovare.
 
Kanë qënë pikërisht këto të fundit që me anën e një letërporosie kanë kërkuar që i gjithë materiali të transferohet në Kosovë, shtet në të cilin është i arrestuar biznesmeni Mikel Qupi. 
 
Sipas burimeve, të gjitha veprimet e kryera në Shqipëri, si dëshmi, marrje provash apo edhe veprime të tjera hetimore janë dërguar në rrugë diplomatike në Kosovë për vazhdim hetimesh me qenë se vepra penale është konsumuar brenda territorit të Kosovës.
 
Ka qënë 24 vjeçari Gramoz Nokshiqi që në 2015 u rrëfye para policisë për organizimin e vrasjes se kryetares së komunës së Gjakovës kundrejt 300 mijë eurove dhe sekretarit të përgjithshëm të kësaj komune kundrejt 30 mijë eurove. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar