TIRANE- Një vit pas vrasjes së kryekomisarit të policisë Dritan Lamaj, në gjykatën e Krimeve të Rënda është hedhur shorti dhe janë zgjedhur katër gjyqtarët e Krimeve të Rënda që do gjykojnë të pandehurin Arben Frroku, i akuzuari kryesor i prokurorisë për këtë krim.
Pesë gjyqtarët që do drejtojnë procesin gjyqësor janë Dritan Halluni kryesues dhe anëtarë Nertina Kosova, Klodian Kurushi, Fran Prendi dhe Ardit Mustaj.
Hedhja e shortit vjen një ditë pasi komisioni shtetëroi I dha titullin Dëshmor i Atdheut, kryekomisarit Lamaj.
Ndaj Arben Frrokut është ngritur akuza e “Vrasjes së efektivit të policisë për shkak të cilësive të veçanta” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Mbrëmjen e 24 shkurtit të vitit 2013, oficeri u policisë u ekzekutua me breshëri automatiku teksa parkonte automjetin e tij pranë banesës në Selitë. Policia kërkoi arrestimin në Greqi të biznesmenin Arben Frroku, si i dyshuar për krimin, e klasifikuar për shkak të detyrës së oficerit Lamaj.
Frroku është ekstraduar nga Greqia dhe ndodhet në paraburgim në pritje të procesit.
Për gjatë 1 vit hetime, Arben Frroku nuk ka pranuar akuzën e prokurorisë, i cili ka deklaruar se me viktimën Dritan Lamaj, ka pasur konflikte por për të gjitha këto ai kishte depozituar kallëzime penale në prokurorinë e Tiranës.
Nga ana tjetër,hetuesit e Krimeve të Rënda, shprehen të bindur që organizatori dhe autori i vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, është biznesmeni Arben Frroku, vëllai i deputetit të PKDSH Mark Frroku.
Sipas dosjes në vrasjen e Dritan Lamaj është përdorur vetëm një armë e tipit automatik Kallashnikov, ndërkohë që në vend ngjarje janë gjetur rreth 20 gëzhoja. Në trupin e Dritan Lamaj, janë konstatuar 12 plagë hyrë nga predhat.
Dritan Lamaj është qëlluar brenda në makinën e tij, sapo do bëhej gati të dilte prej saj dhe të largohej në drejtim të shtëpisë. Sipas akuzës pas kryerjes së vrasjes, Arben Frroku së bashku me nipin e tij Jak Jaku. Procesi gjyqësor pritet të nisë shpejt.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com