Gjykata e Apelit në Tiranë ka rikthyer në burg Kreshnik Tushën, i arrestua më herët dhe lënë më pas në arrest shtëpie, në lidhje me ngjarjen e vrasjes së dy biznesmenëve në Laç mbrëmjen e 30 majit, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.
Kreshnik Tusha u arrestua mbrëmjen e vrasjes, ku u paraqit i plagosur në spitalin e Kurbinit, por që me identifikimin e autorëve të vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, u la në arrest shtëpie. Fakti që ai nuk ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe nuk ka sqaruar se si është plagosur, ka bërë që apeli ta rikthejë atë sërish në burg, në seancën e mbajtur më 5 gusht.
Rikthimi në qeli i 21-vjeçarit Tushës ndodhi pas ankimimit nga Prokuroria se ai nuk është bashkëpunues me drejtësinë.
Por ky vendim i Gjykatës së Apelit nuk është pranuar nga avokati i Tushes, i cili shprehet se "drejtësia e ka kapur autorin e vrasjes së dy-fishtë, pse duhet që Tusha të kthehet në qeli".
Më 8 korrik Gjykata e Kurbinit vendosi për 21-vjeçarin "arrest shtëpie", duke vijuar hetimet në lidhje me ngjarjen. Masa e sigurisë për Tushën u ndryshua pas identifikimit dhe prangosjes së dy nga autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, Eduart Lamaj dhe Ilir Xhepës.
Nuk ju paske mbush xhepat gjykatesve ne apel per ate te kthyn ne burg
Përgjigju