DUKAGJIN - Mbi 50 plumba nga dy karikatorë kallashnikovi dyshohet të jenë lëshuar ndaj fuoristradës ku udhëtonin babë e bir, Prel dhe Lekë Gjoni, 82 dhe 57 vjeç, të cilët u vranë në Dukagjin, të dielën rreth orës 17:20.
Me ta ishte dhe një person i tretë, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe po merr trajtim në spitalin e Traumës, Lazer Bashi, pasagjer në sedijen e pasme të automjetit, i njohur i familjarëve të vrarë.
Sipas hetimeve paraprake, atyre iu zu pritë në një kthesë pranë fshatit Xhan, rreth 2 kilometra larg rrugës që lidh zonën e Pultit me Shoshin. Ata kishin qenë në banesën e Prelë Gjonit në mal, dhe po udhëtonin nga fshati Mgull në drejtim të Shkodrës me makinën që drejtohej nga Lekë Gjoni, 57 vjeçar. Ai dhe babai i tij humbën jetën në vend, ndërsa automjeti doli nga rruga pasi drejtuesi humbi kontrollin.
Pas të shtënave, autorët dyshohet se janë larguar me një fuoristradë. Disa kilometra larg vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i djegur, i cili dyshohet se është përdorur prej tyre.
Policia nuk ka përcaktuar ende motivin e krimit. Një nga pistat që po hetohet është ajo e gjakmarrjes, pasi, sipas të dhënave paraprake, familja Gjoni ka qenë e përfshirë vite më parë në një hasmëri. Njëherësh pista tjetër e hetimit është ajo e kultivimit të lëndëve të drogës në zonën e Dukagjinit, fenomen ky që thuajse çdo vit ka prodhuar viktima në këtë zonë të largët të Shkodrës.
Lekë Gjoni ishte divorcuar së fundi nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka katër fëmijë. Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimit nuk ka prova konkrete që ta lidhin divorcin me atentatin dhe kjo pistë mbetet në kuadër të verifikimeve të grupit hetimor. Sipas mediave, policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve ish-kunetërit dhe njerëz të afërm të ish-gruas.

Report Tv ka siguruar fotografitë e Prel dhe Lekë Gjonit, të cilët u vranë me armë zjarri në Dukagjin, të dielën rreth orës 17:20.
Me ta ishte dhe një person i tretë, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe po merr trajtim në spitalin e Traumës, Lazer Bashi, pasagjer në sedijen e pasme të automjetit, i njohur i familjarëve të vrarë.
Sipas hetimeve paraprake, atyre iu zu pritë në një kthesë pranë fshatit Xhan, rreth 2 kilometra larg rrugës që lidh zonën e Pultit me Shoshin.
-
Atje ku ka pabesi, kerkohet dhe promovohet Besa e famshme. Pse nuk e kane kerkuar besèn, pershembull ne Voskopoje apo Vithkuqin e thelle malor?
Përgjigju -
Duket sikur dikush nuk do zhvillimin e zones. Ato po punonin qe te ndertoshin shtepine e vjeter. Sikur dicka nuk shkon ketu. Kisha gjithmone ate zone e ka pasur zone influence, mund te ndikoje per mire!!!! Po sa e ben kete dhe si????
Përgjigju -
Nuk ka krime fare eee ...
Përgjigju -
Kjo ashte demokracija
Përgjigju -
Punë shpellarësh....këta nuk bëhen njerëz.. janë nga ata që dalin e protestojnë në bulevard...
Përgjigju-
Ke shume te drejte, nga keta te bulevardit ca nuk pret. Keta bejne postime anonime ne internet, keta vrasin turist, keta shkaktojne probleme vetem r vetem qe ti japin shqiperis emer tr keq qe si perfundim ti prishin reputacionin lart madheris se tij. Une mendoj qe zgjidhja me e mire eshte ti shpallin organizat terroriste tr gjithe keta te “bulevardit”
-
Cpun kan njerzit e bulevardit o mbeturin. Apo i ke inat se shumica jan intelektual, e nuk e kthejn bythen per 1 sufllaqe si ti
-









Komente
Komento