Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka pezulluar nga detyra drejtorin e policisë së qarkut Lezhë, Dritan Lena.

Pezullimi i Lenës ka ardhur një ditë pas vrasjes së efektivit të FNSH-së në Torovicë dhe pezullimi është arsyetuar me pretendimin se ai ka pasur një punë të dobët në menaxhimin e situatave në qarkun e Lezhës.

Pezullimi nga detyra drejtorit të policisë është bërë për shkelje të procedurave të standardeve në punë.

Ai ishte emëruar në këtë detyrë në muajin korrik të këtij viti.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)