Vrasja e grekut, ambasadori i BE: Të mbrohen pakicat, dy vendet të gjejnë zgjidhje për çështjet e vjetra

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca nga Fieri ku mori pjesë në një aktivitet ka folur për aktualitetin politik, vrasjen e ekstremistit grek, por edhe dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. Duke u ndalur te ngjarja në Bularat, ai kërkoi mbrojtjen e pakicave minoritare, ndërsa theksoi se dy vendet duhet të arrijnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë në BE, referuar negociatave për dosjet e vjetra, mes tyre kufiri detar.

Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është natyrisht çështje dypalëshe. Është me rëndësi për ne si BE, që Greqia dhe Shqipëria të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Është e rëndësishme që pakicat në Shqipëri të mbrohen.

Luigi Soreca

Ai vlerësoi punën e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, ndërsa tha se mbështetja e BE-së për Shqipërinë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit do të vijojë.

Gjatë muajve të fundit Ministria e Brendshme ka marrë disa aksione të rëndësishme dhe në krye ka qenë ministri Xhafaj. Ndaj vlerësimi unë për ministrin është mjaft i qartë. Ne shpresojmë që ministri i ri do të vijojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ne presim që kjo gjë të ndodhë. Ata që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin do të kenë në krah BE-në.

Luigi Soreca

Shefi i delegacionit të BE-së në fund të prononcimit kërkoi bashkëpunim mes shumicës dhe opozitës për të arritur rezultatet e kërkuara nga BE-ja për hapjen e negociatave.

Unë do të vijoj punën time dhe si në të shkuarën që kam bërë për liberalizimin e vizave. Nuk kam për ta harruar kurrë datën 15 dhjetor 2010 kur shqiptarët udhëtuan pa viza në BE. Këto janë ato rezultate që BE kërkon që të ketë Shqipëria. Të gjitha palët, duhet të punojnë të tejkalojnë vështirësitë, të ketë bashkëpunim ndërpartiak që Shqipëria të arrijë ato gjëra që dëshiron. Vitin që vjen do të ketë një vendim të rëndësishëm për vendin. Vetëm me dialog qeveri-opozitë do të jetë i mundur që të bëhet procesi i reformave.

Luigi Soreca

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 31/10/2018 08:43

    10 miljon “greke” janë: shqiptare, sllave, turq, bullgare, arabë, persë etj. Pra të gjitha këto pakica, shteti grek duhet ti rrespektoje dhe jo ti quaje të gjithë “grekë” Keshtu që ti zoteri I dashur mos na jep leksione për respektimin e pakicave në Shqipëri , të cilat respektohen!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 31/10/2018 08:08

    Ambasador mediokër. Kërkesën për respektim të pakicave duhet ta bëje ndaj Greqisë që s’njeh pakica. Përsa i përket terroristit që është neutralizuar, askush nga jashtë nuk ka të drejtë të ndërhyj në punët e bendshme të Republikës së Shqipërisë. Është kaq e thjeshtë si çështje.

    Përgjigju
  • Kafsha: 30/10/2018 19:28

    Ik ore bajgë bëj leksion diku tjetër që i dhunon pakicat dhe gjith të huajt e tjerë mu nën hundët e Europës

    Përgjigju
  • Toni: 30/10/2018 18:35

    Si do vepronit ju ne nje vend te Europe’s zoti ambarrot nqoft se nje njeri qellon pa perjashtim polici apo popull ne rrug ,ju Po I vritni shiptart neper Europe se nuk ndalojn me nje makin te vjedhur,joma te qellojn ne polici.

    Përgjigju
  • Anastas: 30/10/2018 17:51

    Perse ishte e nevojshme te shtrohej pyetja per Bularatin? Kishte ndonje gje te paqarte rreth ndodhise se para dy diteve? Ja pyetjet e mia per ambasadorin. Ti keni rezerve nese nuk keni pyetje te tjera per te shtruar. 1) Cfare eshte mendimi i tij dhe rregulli Europjan, nese nje vend anetar shantazhon nje shtet kandidat per krijimin e varrezash per ushtare te parene dhe te paqene? 2) cfare eshte mendimi i z. Ambasador per shantazhimin dhe kerkesen per kufizim te drejte pasurore dhe pamvarsie qe shtete anetare i bejne vendeve kandidate ne kembim te mosdhenies se vetos? 3) cfare ehste mendimi i ambasadorit qe vende antare te BE-se kultivojne dhe ushqejne ne popullin e tyre nje psikoze ekstremiste dhe terrorise te bazuar ne nje genjeshter te madhe? 4) si e shpjegon ambasadori qe nje vend antar i BE-se ka ligj lufte kundra nje vendi kandidat? Dhe e fundit - 5) si lejohet dhe si ndodh qe nje vend antar si gerrqia, pa nje baze etnike, te krijoje nje “pakice” ne vend tjeter, si Shqiperia?

    Përgjigju
    • Kafsha: 31/10/2018 11:11

      Pyetja nr 5 qënka shumë e goditur..

  • Erik: 30/10/2018 17:05

    Si mbrohen pakicat ne Shqiperi, nuk besoj se ka vend ne rajon qe e ben, por kur ka agresion kunder policise, te gjithe meritojne plumbin ballit, pavaresisht nacionalitetit. Per me teper ky agresion ka nga pas nota urrejtjeje etnike qe ne gjuhen ligjore quhet akt terrorist.

    Përgjigju
  • Gjykatesi: 30/10/2018 17:00

    Pakicat mbrohen, por nuk krijohen nga hici sic ben gerrqia. A ma jep kush percaktimin ligjor te fjales minoritar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja