Vrasja e Florjan Lamçes/ Dëshmia e vëllait: Kjo është vajza që ia dha numrin e telefonit djalit të Qazim Sejdinit, më pyeti 'a bëri mirë'! Si e mora vesh lajmin
Sokol Sanxhaktari, Florjan Lamçe dhe Ardiano Hajdari
ELBASAN- Misto Baholli, (Endriti) ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e vëllait Florjan Lamçes mbrëmjen e 30 korrikut në Elbasan. Në dëshminë e tij, Baholli përmend emrin e një vajzeje, Mira Bebi, sipas së cilit është ajo që i ka dhënë numrin e telefonit Alion Sejdini (djalit të Qazim Sejdinit). Madje ajo e kishte marrë në celular, rrëfen Baholli, për ta pyetur nëse "kishte bërë mirë apo jo".
“Mira Bebi më tha ‘i dhashë numrin e Florit, ishte Alion Sejdini, a bëra mirë’. Në atë moment vajta të njoftoj Florin te banesa e tij te Stacioni i Trenit, por e gjeta në gjumë dhe nuk munda që t’i thosha se i kishin kërkuar numrin,” ka rrëfyer Baholli. Lajmin se vëllai i tij ishte vrarë, Baholli tregon se e kishte marrë vesh nga një person i quajtur Endri Baku. Ka qenë ora 05:00 të mëngjesit, kur Baholli ka mësuar lajmin e trishtë, teksa tregon se me dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari (autori) kishte kohë që nuk kishte pasur kontakte.
“Kur vajta te lokali, pashë shiritat e Policisë dhe në spital arrita ta shoh të vdekur vëllanë. Kishte goditje, prerje me thikë në krahë, kokë dhe këmbë. Flori kishte kohë që nuk kishte kontakte me Sokol Sanxhaktarin dhe nuk e di se përse erdhi t’i kërkonte numrin,”– ka vijuar ai në deklaratën e tij.
Lidhur me vrasjen e Lamçes, Gjykata ka lënë në burg Sokol Sanxhaktarin, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, dhe mikun e tij Adriano Hajdari. Po si ndodhi ngjarja? Ngjarja ndodhi në 30 korrik të këtij viti në orën 4 të mëngjesit. Sanxhaktari, Hajdari dhe Florian Lamçja ndodheshin në një lokal në zonën e Elbasanit duke konsumuar pije alkoolike dhe nargjile. Të dehur, pas debatit, Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari goditën duke lënë të vdekur shokun e tyre.
Sipas vendimit të gjykatës, Florian Lamçja gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të shumta në kokë karrige me të cilin është qëlluar disa herë në kokë. Por veç dëmtimeve të shumta në fytyrë, kishte një të çarë me mjet prerës në parakrahun e dorës së djathtë.
Dy të arrestuarit para grupit hetimor kanë deklaruar se ishin të dehur dhe nuk mbajnë mend çfarë ndodhi.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3437
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…
28 Korrik, 22:11
-
Homazhe për Qazim Sejdinin, Veliaj: Na i bënte më të lehta sfidat, do ta kujtoj për zemrën e bardhë
13 Qershor, 10:57
-
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini
12 Qershor, 13:18
-
Nga vrasjet me paramendim tek vjedhjet me dhunë, ja 18 akuzat për të cilat do të gjykohet Nuredin Dumani dhe 19 të akuzuarit e tjerë
29 Janar, 16:54
-
Vrau shokun e fëmijërisë, dhëndri i ish kryebashkiakut të Elbasanit rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e dhënë nga ‘Apeli’ i Durrësit
12 Nëntor 2022, 09:52
-
Vrau shokun, Apeli i Durrësit dënon me 15 vjet burg dhëndrin e Qazim Sejdinit
28 Shtator 2022, 18:54
-
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj zbërthejnë vrasjet nga 8 grupe kriminale në një dekadë! 32 urdhër-arreste, 18 të arrestuar, 14 në kërkim
19 Maj 2022, 08:26
-
Masakruan mikun e tyre teksa pinin në lokal, Gjykata dënon me nga 18 vite burg dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sanxhaktari dhe Adriano Hajdarin
16 Mars 2022, 12:39
-
Masakruan mikun e tyre teksa pinin në lokal, prokuroria kërkon nga 20 vite burg për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sanxhaktari dhe Adriano Hajdarin
26 Janar 2022, 11:10
-
Vranë Florian Lamçen me shishe gjatë sherrit në lokal, prokuroria përfundon hetimet, dërgohet për gjykim dosja e dhëndrit të Qazim Sejdinit dhe shokut të tij
28 Maj 2021, 10:06
-
Dy pistoleta dhe një kallash, merret i pandehur 'Dragoviçi' i Elbasanit i cili ishte miku i 'Ilit'
14 Dhjetor 2020, 13:59
-
Penguan zbardhjen e vrasjes së Florian Lamçes, në pranga dy shokët e dhëndrit të Qazim Sejdinit
28 Gusht 2020, 08:32
Po fituan edhe kesaj here mori fund shqiperia dhe sdo mbetet kembe shqiptari ne ate vend
PërgjigjuDava kokcepash..vari leshte !!
Përgjigjukokcepa me marsup ne shpatull, marsupa me allti, syze floriri e puro te dora. jeta e alkapones - endrra e cdo marsupjali nga albanistani vllai...