Historiani Pëllumb Xhufi ishte i ftuar në emisionin “45 Minuta” të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv për të folur për vrasjen e grekut në Gjirokastër dhe ndikimin që mund të ketë në marrëdhëniet Tiranë-Athinë. Xhufi e shikon gabimin që në pranimin nga pala shqiptare të ngritjes së varrezave greke, që sipas tij janë vendtakime konfliktesh. Kërkesën e Athinës për të qenë pjesë e hetimeve që po zhvillohen në Tiranë ai e cilësoi si të kuptueshme.

Ishte një gjë shumë e mirë që organet zyrtare greke dhe e ministres së Kulturës ishin të matura dhe çështja po hyn në ... në fund të fundit kemi një të armatosur që sfidon policinë dhe rrezikon banorët. Policia e ka me kushtetutë të drejtën për të mbrojtur rendin. Ai mund të vriste dhe të bënte hatanë.

Shqipëria ka institucionet dhe organet e veta, por janë të mirë kuptueshme në këto raste, pasi pala shqiptare nuk ka gjë për të fshehur, janë gjëra që edhe mund të tolerohen. Ngjarja edhe mund të përsëritet. Pranimi i ndërtimit të varrezave, që quhen komplekse monumentale, ishte një gabim dhe mos u çudisni që të ngrihen edhe hotele për të pritur ata që do të vijnë. Këto janë monumente me kuptime të dyfishta, që ngrihen me qëllime të tjera, të tilla janë varrezat e Kosinës, që duhet të ishin me përmasa të reduktuara.

Pëllumb Xhufi

Duke u ndalur te negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet e vjetra mes dy vendeve, Xhufi tha se Athina do ta heqë ligjin e luftës, por për këtë po kërkon kaparin, që është kufiri detar.

Pala grekë kërkon kaparin për heqjen e ligjit të luftës, marrëveshjen për kufirin detar. Ligji duhet të hiqej, tani është e sigurt që do të hiqet, por tani Greqia po kërkon ta shesë si koncesion të madh për të kërkuar diçka tjetër. Në grupin e punës mungojnë ekspertët e së drejtës së detit. Ardhja e qeverisë Tsipras ka sjellë një kulturë dhe qasje të re ndaj problemeve mes dy vendeve. Dua të shpresoj në një qëndrim të mirë, por që të materializohet në rezultate konkrete. Por duhet të ketë tërheqje nga pala greke, sepse ne kemi qenë gjithmonë ata që kemi ceduar, por ndonjëherë mund të justifikohet

Pëllumb Xhufi