Vrasja e gruas nga ish-burri, debati në Report Tv! Sociologu: 3 arsyet kryesore pse janë shtuar vrasjet! Avokatja: Durrësi e Tiranë, numrin më të lartë të dhunës në familje! Psikologia: Njerëzit po bëhen egoist

TIRANË- Vrasja e gruas nga ish-burri i saj në Vaun e Dejës, risolli edhe njëherë në vëmendje një prej plagëve të rënda të shoqërisë shqiptare, dhunën në familje që përfundon deri në tragjedi. Sociologu Zyhdi Dervishi i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ listoi 3 prej arsyeve kryesore që çojnë deri në këto raste tragjike.

“Familja shqiptare ka rënë në krizë, normat tradicionale mund t’i quani dhe kanunore kanë rënë, strukturat shtetërore nuk marrin masa që problemi të zgjidhet që të lësh sa më pak gjurmë. Kur ndodh një divorc, ka shenja të konfliktit të ashpër do ishte mirë që të krijoheshin mundësitë që bashkëshortët të distancohen, që gjykata, strukturat psikologjike, fisi, do ishte mirë cili mund të lëvizje, nëna mund të strehohej në Sarandë dhe fëmija në këtë rast është më mirë të jesh me një prind se dy prind që konfliktohet dhe duke krijuar këtë distancë gjakrat mund të zbuten dhe takimi mund të zbutet”, tha Dervishi.

Ai së bashku me avokaten e Rrjetit për fuqizimin e Grave, Greta Çela janë të mendimit se një ndikim negativ për përkeqësimin e situatave kanë edhe të afërmit, fisi.

“Ka mekanizmat psikologjik që mund të zbusin këto gjëra, psikologjia e dy fiseve funksiononte dikur për t’i zbutur gjërat, duke luajtur me lojën me sofizma”, tha Dervishi.

"Fisi po luan një rol negatives dhe kur gruaja denoncon , kërkojnë që ta tërheqin dëshminë, të ndërhyjnë”, theksoi avokatja.

Madje, psikologia  Marsela Lekli shkon edhe më tej duke thënë se njerëzit sa vijnë dhe po bëhen më egoistë dhe paragjykues, e kjo nuk i jep një zgjidhje problemit.

“Jemi dhe shoqëri egoiste, se nuk i japim mbështetjen dhe t’i rehabilitojmë me dy fjalë të mira, nëse nuk ke mundësi për ta ndihmuar, mos e paragjyko”, tha Lekli.

Shifra të sakta lidhur me dhunën në familje nga ka, por Çela bëri me dije se dy qarqet ku ka pasur një rritje të numrit të rasteve ku raportohet dhunë në familje, janë Durrësi dhe Tiranë.

“Ky fëmijë përdoret si formë hakmarrjeje ndaj prindit që ka kërkuar divorcin, sidomos për nënën. Durrësi dhe Tirana kanë rritje të numrit dhunës në familje. Nuk ka një vend rehabilitimi për dhunuesit. Largimi në një tjetër qytet, do të shërbente për mirë, takimet me fëmijën mund të realizohen takime të mbikëqyrura, ose të ketë takime deri kur të zbuten konfliktet”, tha avokatja.

Psikologia Marsela Lekli problemin e sheh te mënyra të të trajtuarit të gruas në familje, por edhe të ligjeve që nuk respektohen.

“Ka një ligj, që burri ka investuar në shtëpi, por nëse është dhunuesi ai duhet të dalë nga shtëpia. Pjesa tjetër një paketë sociale, për nënat kryefamiljare që duhet të kenë mundësi punësimi. Gruan akoma e shohin si lodër, se po shohim që këto probleme po i shohim në zona rurale, janë në mentalitet patriarkal, duhet të ngremë zërin për kulturën sot”, tha psikologia.

Megjithatë, sociologu Zyhdi Dervishi propozon masa më të rrepta.

“Ka raste kur vilën e ka ndërtuar burri dhe për mua shteti thotë që e ka ndërtuar, aty burri bëhet më agresiv, dhe si shtet serioz e heq gruan dhe e çojë në një vend tjetër dhe punësoj”, përfundoi Dervishi.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?