Arrestohet vrasësi me pagesë, ekzekutoi Sajmir Jakun në 2016 në Rrëshen dhe nisi sagën e hakmarrjes për pazaret e drogës! Porosi nga një grup kriminal në Lezhë

LEZHË- Pas 6 vitesh, është zbardhur vrasja e ish-drejtorit të OST-së për zonën e Veriut, Saimir Jakut, i cili u ekzekutua në një lokal në Rrëshen, ndërsa i plagosur mbeti edhe Gjergj Prenga. Në pranga të policisë ka rënë Dorjan Keqi, 40-vjeç nga Kruja dhe sipas policisë dyshohet si vrasës me pagesë, i cili e ka kryer ekzekutimin edhe në bashkëpunim me persona te tjerë.

Sipas bluve të Lezhës, porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë. Për shkak të cilësisë së hetimit dhe të ruajtjes së sekretit hetimor, policia nuk bën publike të dhëna të tjera për këtë çështje. 

Por si u zbulua vrasësi i Saimir Jakut? Dorjan Keqi u arrestua pranë gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Ai ishte aty i pranishëm, pasi kishte një proces gjyqësor për drejtimin e makinës pa leje qarkullimi. Sipas burimeve për Report Tv, Dorjan Keqi është zbuluar nga gjurmët e gishtave që kishte lënë në vendin e ngjarjes. Pas vrasjes së Saimir Jakut, në fshatin Skuraj u gjet një automjet, i cili dyshohet se ishte përdorur nga autorët e krimit dhe pranë makinës u zbulua bidoni i benzinës. Pikërisht në bidonin e benzinës, u gjet një gjurmë gishti. Provat që janë analizuar në laboratorin e policisë shkencore, kanë rezultuar me të njëjtin profil me të Dorjan Keqit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Dorjan Keqit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM. Dorjan Keqi akuzohet për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit". Në kërkim janë edhe persona të tjerë.

U vra në sy të policëve, si ndodhi ekzekutimi i ish-drejtorit të OST-së Saimir Jakut

Saimir Jaku u vra nga dy persona të maskuar të cilët e qëlluan, ndërkohë që Gjergj Prenga mbeti i plagosur lehtë. Saimir Jaku ishte dhe anëtar i Këshillit Bashkiak si përfaqësues i PS-së. Ai kishte kandiduar edhe për kryetar të Keshillit Bashkiak. Jaku ishte fëmija i 10 binjak me një vëlla tjetër, pas 9 motrave që kishin lindur në familjen Jaku. Siç raportonte Shqiptarja.com në 2016, Jaku u qëllua me armë zjarri nga dy persona të maskuar, teksa ishte duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit bashkë me një shok të tij. Pikërisht në këtë kafe në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg. Policët kanë parë personat që kanë qëlluar me armë, por askush nuk ka reaguar për të ndjekur apo ndaluar dy autorët e këtij krimi të rëndë, që tronditi qytetin e Rrëshenit. Pas atentatit, ku mbeti i vdekur Saimir Jaku dhe u plagos Gjergj Prenga autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Dyshimet flasin se vrasja e Saimir Jakut mund të ketë ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme të tij, në Itali, pasi dyshohej se ka qenë njëherë i dënuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:23
Vrau Saimir Jakun, Dorjan Keqi u arrestua pranë gjykatës së Lezhës, ishte për një proces gjyqësor! U zbulua nga gjurmët e gishtave

1658825526_keqi.jpg

Dorjan Keqi, vrasësi me pagesë i arrestuar për ekzekutimin e Saimir Jakut në Rrëshen në 2016, u arrestua pranë gjykatës së Lezhës. Ai ishte aty i pranishëm, pasi kishte një proces gjyqësor për drejtimin e makinës pa leje qarkullimi. Sipas burimeve për Report Tv, Dorjan Keqi është zbuluar nga gjurmët e gishtave që kishte lënë në vendin e ngjarjes. Pas vrasjes së Saimir Jakut në fshatin Skuraj u gjet një automjet, i cili dyshohet se ishte përdorur nga autorët e krimit dhe pranë makinës u zbulua bidoni i benzinës. Pikërisht në bidonin e benzinës, u gjet një gjurmë gishti. Provat që janë analizuar në laboratorin e policisë shkencore dhe kanë rezultuar me të njëjtin profil me të Dorjan Keqit.

Ora 10:52
Eliminoi ish-drejtorin e OST-së në Rrëshen, del fotoja e vrasësit me pagesë nga Kruja

Report Tv ka siguruar foton e Dorjan Keqit, vrasësit me pagesë nga Kruja i cili ekzekutoi Saimir Jakun në 2016. Dorjan Keqi u arrestua sot nga policia, ndërsa dyshohet se vrasjen e ka kryer si porosi nga një grup kriminal në Lezhë.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/07/2022 00:52

    Po policet qe nuk reaguan gjate atentatit u vune para pergjegjesise penale? Kam pershtypjen qe ne Shqiperi,kriminelet jane me trima se sa policet.Rralle kemi degjuar per police qe kane reaguar ne zjarr e siper.

    Përgjigju
  • Beni: 26/07/2022 15:57

    Denoni me pushkatim vrasesit me pagese dhe gjithcka eshte e zgjidhur brenda ores

    Përgjigju
  • Sërbi Arbër: 26/07/2022 15:36

    O sërbi arbër mëso shqip , mëso shqip e mos shkruaj idjotizma ti sdi shqip e jo më të dish Anglisht. Kur jan palestrat e gjithçka plot me arm pse si filmon ti e ti nxjerësh në medja. Se po bëre ti ktë gjë do jesh njeriu më i lart i Shqipris do falenderohesh nga gjith Shqiptarët. Po ti gënjen pa turp e bën vetëm propogandën e Sërbit mor bashibuzuk mor kok tul që Edi Rama ta ngul e kur sta shkul o spiuni sërbit. Mëso Shwip se sdi me shkrujt.

    Përgjigju
  • Arber: 26/07/2022 14:09

    I lutem shtetit e policise e shikut , Beni kujdes mendoni si per vete, arrestoni kto vrases Qe eshte mbushur shqiperia plot nga shkodran ne vlore Sarande e korce e kukes e rreshen e kruje.. Jane me qindra o vellezer, skemi asgje te sigurte, Eshte situata shume e keqe, jane te gjithe bandat ne zjarr dhe ne pritje Te gjuajtjes te rradhes, eshte blere armatim sa seshte blere as ne ukrahine, se di ku do shkoj kjo pune me shqiptaret.. I keni full ne cdo palester bejne stervitje vrases me pagese dhe vete deklarohen e kane per krenari, dhe neper poligone jane full me stervitje Mjafton ti survejoj shteti dhe ti kerkoj llogari per buxhetin qe harxhojne Dhe per makinat dhe baneset qe kane, nga i marrin te ardhuarat, Qe nga veshja dhe jeta qe bejne neper lokale nate dhe me femrat e show bizz qe paguajne me mijra euro

    Përgjigju
  • tiptop plarenti: 26/07/2022 13:40

    Pyetni Ben Ndoken per kyt

    Përgjigju
    • Sander Ndoka: 26/07/2022 16:21

      per Lezhjanin; Beni eshte tutor dhe perdhunus femrash qe i ka pase fejua ky e rraca e vet. Mos i shaj hajdutat e pulave. Beni vec pagun vrases me leke droge po ala skane vra kan

    • Lezhjani: 26/07/2022 15:14

      Nuk merret Beni me kto hajduta pulash

  • liku: 26/07/2022 13:30

    Vrisesi me pagese zanatin nuk e harron duhet burgim i perjetshem per keta kafshe.

    Përgjigju
  • Gjergj: 26/07/2022 12:49

    Efektivè tè policisè ishin nè vendngjarje dhe nuk ndèrhyjnè nè asnjè moment.!!! Santo vritet para syve tè policisè nè bllok,,,polici diti vetèm tè fshihet pas peme. Kolegèt e tij nè kryeqytet, nuk ishin mè tè zotè. I "shoqèruan" me sy vrasèsit deri nè Fushèkrujè. Pastaj del Artan Hoxha nè darkè dhe na lumturon me "analiza" bakalli se sa tè zotè dhe profesionistè na qènkèshin vrasèsit. Ik o ik. Kètu nuk ka profesionalizèm vrasèsish. Kètu policia èshtè thjeshtè INEGZISTENTE. Bèni rregull nè polici, do keni shtet.

    Përgjigju
  • Avv: 26/07/2022 12:23

    Një pyete kam.Shenjat e gishtërinjve u morën te bidoni tani kohen e fundit,apo këtu e gjashtë vjet më parë?

    Përgjigju
  • xXx: 26/07/2022 12:12

    Tani merreni me kanun ça ka e ça s'ka ky fytyrë m*ti...

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 26/07/2022 11:02

    Ktë fytyr poshtër duhet vetëm helmuar se dhe plumbin se meriton. Është gjynaf ta mbash ktë në burg me taksat e popullit më të varfër të Europës.

    Përgjigju
  • Erik: 26/07/2022 10:13

    Eleminojini ne vend keta vrasesit me pagese, nuk i duhen shoqerise plehrat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar