Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj, të dyshuar për vrasjen e ish policit Santiago Malko.
Vendimi u dha në dhomë këshillimi nga treshja penale Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Medi Bici.
Ilir Selmani u dënua në 16 nëntor të vitit 2023 me vendim të formës së prerë me 28 vite burg, ndërsa vendimi i Shkallës së Parë për Elvis Gaçajn për dënimin e tij me 7 vite burg, u prish në atë kohë nga Apeli i Posaçëm, i cili vendosi të rikthente edhe njëherë çështjen për rigjykim në GJKKO.
Për vrasjen e Santiago Malko po gjykohet edhe Leonard Duka, i cili është në fazën përfundimtare të mbrojtjes. Ndërkohë, një ditë më parë Apeli rikonfirmoi edhe njëherë dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, një tjetër person i përfshirë në vrasjen e ish policit.
Si ndodhi ngjarja?
Santiago Malko, ish-punonjës policie, u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 me breshëri plumbash në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë. Malko u largua nga detyra si polic pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit. Ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij doli në skenë në Tetor të 2018, ku i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash. Malko dyshohej se ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale
Komente












