Prokuroria përfundon hetimet për ish-policin Nevaldo Hajdaraj: Akuzohet për vrasje me dashje të Klodjan Rashës, mund ta evitonte! 25 vjeçari s'kishte armë

3 muaj pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha më 8 dhjetor në rrugën Dritan Hoxha, prokuroria e Tiranës i ka komunikuar sot akuzën efektivit të arrestuar Nevaldo Hajdaraj.

Gazetari Arsen Rusta raporton se akuza e re për Hajdarajn është ajo e vrasjes me dashje. Nga hetimet ka rezultuar se Rasha ka qenë i pa armatosur kur është qëlluar për vdekje natën e 8 dhjetorit. Arma e gjetur 200 metër larg vendngjarjes është një model pistolete turke sportive e pershtatshme por nga ana liza e ADN-së ka rezultuar se nuk i përket Klodian Rashës pasi s'ka asnjë gjurmë të tij.

Akuza Nevaldos i është komunikuar një ditë më parë në ambientet e paraburgimit. Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojties së nevojshme. Hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe mund të evitohej. Brenda pak ditëve dosja do të përfundojë në gjykatën e Tiranës per ta gjykuar e dënuar Nevaldon për vrasje me dashje.

Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, Hajdaraj. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregonin qartë veprimin e policit, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se është pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte.

Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.

1614765785_hajdaraj.jpg

Efektivi Nevaldo Hajdaraj dhe viktima Klodjan Rasha

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gazeta tomorri: 04/03/2021 00:10

    BURG PERJETE per kete polic kriminel.....hajde blini gazeten ,,nje polic kriminel denohet me burgim te perjetshem...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë